Shkurt.ch
Teleskopi „Gaia” zëvendëson teleskopin „Hubble”
"Gaia" pritet që me kapacitetet që ka – kamerën prej mëse 1 miliard pikselësh- të mbledhë të dhëna mbi largësinë e mëse 1 miliard yjeve
Për decenie të tëra ishte teleskopi „Hubble” ai që kishte fjalën kryesore në hulumtimet e galaksive. I vendsour diku rreth 600 km mbi tokë (me qëllim të regjistrimit të të dhënave pa u oenguar nga atmosfera e tokës)si satelit gjeosatcionar, teleskopi „Hubble” (i emërtuar sipas astronomit të famshëm amerikan Edwin Hubble) arriti të mbledhë dhe të dërgojë në qendrën për përpunimin e informacioneve të dhëna jashtëzakonisht të rëndësishme, të cilat ishin edhe bazamenti i konstatitmit se universi është në zgjerim të përhershëm, me çka u pranua edhe ekzistimi i energjisë së errët si faktorit kryesor të këtij zgjerimi.
Teleskopi i porsastartuar „Gaia” jo vetëm se do të jetë në gjendje ta zëvendësojë teleskopin e famshëm „Hubble”, por pritet që me kapacitetet që ka – kamerën prej mëse 1 miliard pikselësh- të mbledhë të dhëna mbi largësinë e mëse 1 miliard yjeve, të masë distancën dhe ndriçueshmërinë e me këtë edhe masën e tyre. „Gaia” pritet të zbulojë edhe shumë asteroidë dhe shumë supernove, të cilat do të mundësojnë të konstatohen me saktësi edhe konstantja e zgjerimit të universit – konstante Hubble. Po ashtu „Gaia” do të jetë në gjendje ta bëjë edhe zbërthimin e spektrit rrezatues e me këtë edhe përbërjen kimike të yjeve…
Është e qartë se ndër synimet e paproklamuara, por gjithsesi të synuara të „Gaia”, do të jenë kapja e supernoveve të hershme që do të japin informacione të rëndësishme mbi „shpërthimin e madh”, të hulumtimit të galaksive që mund të përbëjnë planete të ngjashme me tokën etj.
Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave