Kosova
Telekomi i Kosovës humbi rreth 11 milionë euro nga keqmenaxhimi
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka theksuar të martën se nga auditimi i kryer në Telekomin e Kosovës ka rezultuar se ka pasur humbje prej 10.8 milionë eurosh për vitin e shkuar.
Në një konferencë për media, Spanca prezantoi çështjet kryesore të paraqitura në raportet e auditimit të rregullsisë dhe performancës dhe parregullsitë kryesore, të cilat ZKA-ja i ka identifikuar përmes auditimeve të kryera për vitin 2021.
“Pjesën më të madhe të humbjeve e kishte Telekomi i Kosovës, në shumën prej 10.8 milionë euro, apo 66 për qind të totalit të humbjeve, ndërsa fitimin më të madh e kishte realizuar Termokos në shumën prej 1.9 milionë euro apo rreth 49 për qind nga totali i fitimit”, tha ajo.
Sa i përket Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ajo tha se humbjet nga keqmenaxhimi janë 800 mijë euro.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati