Shkurt.ch

Telegram ngushëllimi Ambasadorit amerikan ne Zvicer

Ne telegramin qe Ambasadori Malaj i ka derguar ambasadorit amerikan Donald S. BEYER JR. ne Berne, ne mes te tjerash thuhet:

Ju  lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe më të thella për popullin dhe qeverinë amerikane pas vrasjes nga nje kosovar të dy ushtarëve amerikanë të U.S. Air Force dhe plagosjes së dy të tjerëve. Ne jemi të bindur se pergjegjesi i këtij akti te tmerrshëm do të jap llogari para drejtesise.

Pranoni simaptinë time më të thellë për viktimat dhe familjet e tyre.

Ju lutem pranoni, i nderuar Ekselencë, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Naim MALAJ