Fun

Telefona mobilë, sa ka njerëz në mbarë botën

Vitin e ardhshëm do të ketë për secilin nga një telefon mobil në botë, por jo edhe qasje në internet. Pas një viti do të jenë më shumë se shtatë miliardë telefona celularë në përdorim.

Së shpejti do të ketë telefona mobilë aq sa ka njerëz në mbarë botën. Kështu thotë Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) në Gjenevë.

Numri i telefonave celularë në fillim të vitit të ardhshëm do të arrijë shifrën shtatë miliardësh.

Azia është motori i zhvillimit, tashmë më shumë se gjysma kanë telefonat celularë në përdorim në tërë kontinentin. 

Me internet zhvillimi përparon, megjithatë ngadalshme. Në fund të vitit ITU pret 2.7 miliardë përdorues që do të kenë qasje në internet, që i bie 39 për qind e popullsisë botërore.

Në vendet në zhvillim janë 31 për qind e popullsisë të kyçur në rrjet, ndërsa në vendet e industrializuara 77 për qind e qytetarëve kanë qasje në internet. 

Evropa ka rrjetin më të fortë të internetit në botë.