Kuriozitete

Teleferiku bolivian në Librin e Rekordeve

Libri i Rekordeve të Guinnessit ka njoftuar se sistemi i teleferikut në Bolivi, i cili lidh qytetin la Paz me El Alto do të përfshihet në listën e vitit 2018 si sistemi më i gjatë në botë.

I operuar nga kompania shtetërore MI Teleferico, sistemi për herë të parë ishte hapur për shërbim në vitin 2014, si pjesë e iniciativës së presidenti majtist Evo Morales për të zbutur kaosin në trafikun e kryeqytetit, përcjell albinfo.ch.

Me lartësi prej 3600 metrash dhe gjatësi prej 400 kilometrash sistemi ndërlidh mes vete 30 kilometra rrugë.

“Kemi parë se La Paz është përfshirë në librin e rekordeve për vitin 2018, derisa në ndërkohë ne kemi shtuar edhe 10 kilometra të kësaj linje. Jemi të lumtur me këtë”, tha drejtori i kompanisë Cesar Dokveiler.

Dhe teleferiku me zhurmë minimale me internet brenda kabinave dhe pamje panoramike të Andeve natyrisht se sistemet tjera të transportit në botë i lë në hije.

Sistemi aktualisht bart 159 mijë udhëtarë në ditë me 300 mijë të mundshëm kur stacionet të pajisen në total.