Lajme
Tekste mësimore falas për gjuhën dhe kulturën shqipe në diasporë

Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme po vazhdon dërgimin e teksteve mësimore për mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, sipas kërkesave të ardhura nga përfaqësitë shqiptare jashtë vendit.
Përmes një njoftimi për shtyp, kjo qendër njofton se 700 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025 u nisën sot në tri shtete për nxënësit dhe mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë.
“520 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025 u nisën për në Bern të Zvicrës. 120 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025 u nisën për në Kopenhagen të Danimarkës. 60 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025 u nisën për në Tel Aviv të Izraelit”, thuhet në njoftim.
Për herë të parë, mësuesit dhe nxënësit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë do të kenë edhe Nivelin II të tekstit didaktik “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe”.
Teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I dhe II fizik dhe digjital, është hartuar në përputhje me Kurrikulën e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, miratuar nga MAS, Shqipëri, dhe MASHTI, Kosovë.
Përveç teksteve të dërguara, QBD-ja ofron online edhe tekste të tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, të cilat janë të shfletueshme dhe të shkarkueshme falas online në faqen zyrtare të saj: www.qbd.gov.al.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?