Sport

“Teknologjia e re po e kthen futbollin në vaterpolo”

Legjenda italiane thotë se kjo teknologji po e vonon futbollin dhe po e shndërron në vaterpolo

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, është shprehur i frustruar me teknologjinë e re të kamerave të vendosur në Serie A.

Legjenda italiane thotë se kjo teknologji po e vonon futbollin dhe po e shndërron në vaterpolo.

Në dy ndeshje të Juventusit, falë teknologjisë me kamera (VAR) gjyqtarët kanë akorduar dy penalti kundër kampionit dhe një në të mirë të tyre.

“Na thanë që VAR do të përdoret për incidentet ku do të ketë gabime, por tani po e shohim përsëritjen për gjithçka. Ky nuk është më futboll, po kthehet në vaterpolo”, ka thënë Buffoni pas fitores 4:2 ndaj Genoas.

“Po zgjat shumë, aq shumë sa që nuk festova kur u akordua penalti për ne sepse kishin kaluar gjashtë minuta. Po flas në emër të dikujt që përfaqëson një ekip që sulmon. Kjo do të ishte mirë dhe zakonisht ndodh në pjesën ek kundërshtarit: Sezonin e shkuar kishim tri penalti, por nëse ecën kështu do të kemi 50. Jam i lumtur si juventin, por po e shkatërron kënaqësinë”, ka shtuar italiani.