Lajme

Tejkaloi shpejtësinë, ministrit austriak i merret patentë shoferi

Ministri i Financave i Austrisë, Magnus Brunner (ÖVP), të shtunën në mëngjes është ndaluar nga policia austriake teksa ai ishte duke vozitur me shpejtësi veturën qeveritare BMW 7 në njërën nga autostradat në Vorarlberg, raporton albinfo.at.

Sipas mediave austriake, ministrat kanë të drejtë që veturat qeveritare t‘i përdorin edhe jashtë orarit të punës dhe ditëve të pushimit. Brunner voziti më shumë se 130 km/h në një zonë 80 km/h.

Atij tashmë i është marrë patentë shoferi për katër javë.

Zona 80km/h ishte një kuzim i përkohëshëm për shkak të reshjeve të shiut, e që ministri Brunner do të duhej ta kishte respektuar.

Mësohet se ai gjatë vozitjes nuk ishte në ndikim të alkoolit, ndërkohë gjithnjë sipas mediave austriake, ministri Brunner ka kërkuar falje për shkelje të rregullave në komunikacion. /Albinfo.at