Lajme

Tefik Rashiti, kandidat për Këshillin Komunal në Nion të Zvicrës

Në debatin e fundit të organizuar nga platforma mediale Albinfo.ch ishin pjesë shumë kandidatë shqiptarë në zgjedhjet komunale në Vaud.

Njëri prej tyre ishte edhe sipërmarrësi shqiptar, Tefik Rashiti, kandidat për këshilltar komunal në Asamblenë e qytetit të Nionit, Zvicër (si kryetar i Cente Nyon), shkruan albinfo.ch.


Ai ka nisur emigrimin rreth vitit 1985, kur ishte akoma një student, kurse tani është një sipërmarrës i suksesshëm me profesion mekanik në fushën e avionëve ushtarakë.

Me kalimin e kohës, Rashiti filloi të integrohej edhe në jetën politike zvicerane, duke u bërë i vetmi shqiptar rreth viteve 2000, të cilit iu besua posti i këshilltarit komunal në Nion.

“Dua të ndjek një politikë konsensusi dhe, së bashku me partitë e tjera politike nioneziane, të kërkojmë zgjidhjet më të mira për qytetin tonë”, shprehet ai për albinfo.ch.

Ai gjatë debatit tregon krijimtarinë e tij, në veçanti atë politike dhe kontributin e tij të mirëfilltë për komunitetin shqiptar në Zvicër.