Integrimi

Të votosh do të thotë të zgjedhësh

Në demokracinë zvicerane ekziston një grackë e vjetër që zviceranet dhe viceranët e rinj por edhe ata jo edhe aq të rinj munden ta anashkalojnë: qytetari i zakonshëm zviceran e nënvlerëson rëndësinë e zgjedhjeve dhe për këtë arsye shpeshherë tundohet të mos marrë pjesë. Ai e di se pavarësisht çështjes se kush ka mandat në Parlament, ai ka forcën  e tij dhe mund të vendosë drejtpërdrejt mbi të gjitha ndryshimet kushtetuese dhe mbi të gjitha ligjet kundër të cilave një referendum ka kaluar me sukses.

Dëshmia rreth gabimit që bën një e treta e qytetarëve zviceranë është e lehtë për ta treguar: pjesëmarrja në zgjedhjet kombëtare në Zvicër është rreth 20 % më e ulët se mesatarja e shteteve të tjera të Evropës Perëndimore. Vendi i vetëm që mund të krahasohet me Zvicrën janë Shtetet e Bashkuara, atje nuk ekziston regjistri civil komunal. Në fakt, të gjithë personat që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje duhet të regjistrohen në listën zgjedhore, kjo është arsyeja kryesore për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet presidenciale.

Në Zvicër, pasoja e këtij gabimi të madh nga ana e qytetarëve është shumë e çuditshme: pjesëmarrja në shumë prej zgjedhjeve popullore (referendumet) është shpesh më e madhe se pjesëmarrja në zgjedhjet federale! Pjesëmarrja në zgjedhjet popullore shpesh e tejkalon 50% e atyre që kanë të drejtën të votojnë, ndërsa në zgjedhjet federale pjesëmarrja qëndron nën këtë prag simbolik !

Shpjegimi i këtij gabimi nuk do të thotë se ai justifikohet apo se ai falet për shkakun se ai është jashtëzakonisht i rëndë.  Parlamenti duhet të përfaqësojë shoqërinë reale që të mundet t`i afrohet interesit publik. Për ta njohur këtë të fundit, të gjithë sektorët e shoqërisë duhet të jenë në gjendje të vetëshprehen. Sa më shumë që  pjesëmarrja është e ulët, aq më shumë personat që nuk janë të privilegjuar janë të nën-përfaqësuar dhe parlamenti në këtë mënyrë i mënjanon ata. Kur hiqni dorë nga e drejta juaj për të votuar ju vetë i lejoni ata që mbrojnë interesa të ndryshme nga tuajat të kenë shumicën e votave.

Ideja se demokracia e drejtpërdrejtë mund të korrigjojë gabimet e demokracisë indirekte është e gabuar. Vetëm 95% e të gjitha vendimeve parlamentare paraqiten në mënyrë të detyrueshme apo fakultative përpara popullit në formën e një referendumi. Pra, vetëm 5% e vendimeve mund të korrigjohen. Pjesa tjetër duhet të pranohet edhe në qoftë se ju keni hequr dorë nga zgjedhja e parlamentit dhe nuk jeni përfaqësuar. Ju do të vuani pasojat e vendimeve që janë marrë në vend tuajin.  Kjo është arsyeja pse unë ju kërkoj të mos bini në këtë grackë të vjetër. Informohuni në lidhje me pozicionet e ndryshme të partive politike, por edhe për çështjet të cilat ju interesojnë veçanërisht. Zgjidhni listën e partisë që mban të njëjtin pozicion dhe propozimet e të cilës përputhen më tepër me tuajat. Zgjidhni kandidatët të cilët janë veçanërisht bindës për ju, fshijini nga lista të gjithë ata që nuk ju përshtaten.

Mos harroni se ligji zgjedhor zviceran ju ofron një liri të madhe në krahasim me atë të vendeve të tjera evropiane. Askush tjetër nuk mund të grumbullojë ose të vendosë kandidatë të një liste zgjedhore në një tjetër ashtu si në Zvicër. Por liritë janë të padobishme në qoftë se ato nuk shfrytëzohen. Duhet të reagojmë për të qene të lirë. Nëse hiqni dorë nga pjesëmarrja atëherë do t’ju manipulojnë! Gjë që nuk e meritoni. Kjo është edhe arsyeja pse unë ju ftoj të merrni me vete zarfin me të gjithë kandidatët në kuzhinën tuaj, ta hapni dhe ta kontrolloni në një moment të lirë, të plotësoni fletën e preferencës tuaj dhe pastaj ta hidhni në një nga ato kutitë e verdha para datës 10 tetor ! Ju falënderoj!

Nëse nuk votoni…

…ju do të vuani pasojat e vendimeve që janë marrë në vend tuajin.  Kjo është arsyeja pse unë ju kërkoj të mos bini në këtë grackë të vjetër. Informohuni në lidhje me pozicionet e ndryshme të partive politike, por edhe për çështjet të cilat ju interesojnë veçanërisht. Zgjidhni listën e partisë që mban të njëjtin pozicion dhe propozimet e të cilës përputhen më tepër me tuajat. Zgjidhni kandidatët të cilët janë veçanërisht bindës për ju, fshijini nga lista të gjithë ata që nuk ju përshtaten