Gastronomët shqiptarë në Zvicër
Te “Victory”, për të hequr mallin e ushqimeve të Kosovës
Albinfo.ch prezanton tre vëllezërit Cikaj nga Hasi i Prizrenit, të cilët për 10 vjet drejtuan bashkë me sukses biznesin familjar “Victory” në Fahrweid, Cyrih
Një tetëshe, një dhjetëshe… janë disa nga porositë që vijnë nga kamerieri, i cili po i përcjell kërkesat e mysafirëve, shumica punëtorë që po shfrytëzojnë pauzën e drekës. Është fjala për numrin e qebapëve, që për dhjetë vite i servojnë me shije në “Victoria Bäackerei” në Fahrweid, një vend tashmë i njohur për shumicën e shqiptarëve në Kantonin e Cyrihut e më gjerë.
Mikpritja dhe ngrohtësia janë përshtypjet e para që marrin vizitorët shqiptarë dhe zviceranë, teksa drekojnë aty.
Por, pak kush e di se kush udhëheq me këtë byrektore, që konsiderohet të jetë e para e këtij lloji në Cyrih. Albinfo.ch prezanton tre vëllezërit Cikaj nga Hasi i Prizrenit, të cilët për 10 vjet drejtuan bashkë me sukses këtë biznes familjar.
Më shumë se byrektore e zakonshme
Ata i hynë këtij biznesi në vitin 2008, dhe nuk kishin shumë alternativa pos të fillonin me njerëz të familjes. Krejt në fillim punuan bashkë me babain dhe nënën e tyre ndërsa tani punojnë vetëm vëllezërit dhe janë krenarë që sot e kësaj dite vazhdojnë të gatuajnë ushqimet e njëjta, si bukë dhe byrekë të Hasit.
Njëri prej menaxherëve, Alush Cikaj thotë për albinfo.ch se lokali i tyre tashmë është bërë më shumë se një byrektore e zakonshme në Zvicër
“Ne kemi qenë të parët që kemi sjellë në Cyrih ushqime tradicionale shqiptare, dhe tani shumica vijnë edhe për shkak të mallit për vendlindjen dhe për shkak shijes së njëjtë që kanë gatime tona”.
Gjenerata e tretë e bukëpjekësve të Hasit
Vëllezërit Cikaj nuk janë krejt rastësisht në këtë profesion. Ata janë gjenerata e tretë e bukëpjekësve të familjes që vjen nga Hasi i Prizrenit. Tradita e Hasit është e pranishme edhe në restorantin e tyre. Bukën e Hasit e sollën në Zvicër vëllezërit Cikaj.
“Ne kemi kombinuar një furrë buke, ku përveç bukës mund të hani edhe byrek po edhe qebapë. Mund të vini me familje të hani një darkë ose ushqim të shpejtë”, thotë nga ana tjetër Metushi, i cili po kujdeset për mishin në grill.
Ndërkohë drekojnë shpejt disa punëtorë për t’ua lëshuar vendin të tjerëve ngase të gjitha vendet ishin zënë. “Ndodh edhe kthehen, është kohë dreke, te ne nuk ka rezervime”, thotë Alush Cikaj.
Buka është e njëjtë sikur në Prizren
“Byreku ynë është me shije nga Hasi i Prizrenit. Ne e kemi ruajtur receptin e atjeshëm për t’i sjellë më afër vendlindjes bashkëatdhetarët tanë. Buka është e njëjtë sikur ta bleni në Prizren”.
Para se të fillonin punën në byrektoren e tyre, tre vëllezërit kishin punuar nëpër furra të ndryshme zvicerane, por ishin marrë edhe me veprimtari tjera në gastronomi.
“Me idenë tonë tashmë punojnë edhe restorante tjera shqiptare në Cyrih”, thotë Cikaj.
Alushi është i lidhur emocionalisht me kuzhinën e vendit të tij, për të cilën ka vlerësim të lartë. 32 vjeçari ka vendosur të ruajë traditën shqiptare të gatimit dhe ta promovojë te banorët vendës, të cilët janë të shumtë në “Victoria Bäckerei” në Fahrweid. Vijnë edhe zviceranët. Synimi ka qenë dhe është që sikur pica italiane dhe döneri turk të njihen edhe ushqimet tona te zviceranët”, thotë në fund Alushi.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane