Shkurt.ch

Të trashët i paguajnë biletat më shtrenjtë

Disa pasagjerë janë befasuar nga kërkesa për t`ua matur peshën, por deri më tash askush nuk ka kundërshtuar të paguajë biletën me çmim shtesë

Njerëzit obezë (me peshë të tepërt), krahas kufizimeve tjera që ua shkaktojnë vetes, duhet të llogarisin dhe në një qasje diskriminuese nga kompanitë ajrore. Së paku disa prej tyre kanë filluar që tash të lidhin çmimin e biletës me peshën e pasagjerit.

Kështu kompania ajrore “Samoa Air” tashmë e ka gjetur zgjidhjen: personat me peshë mbimesatare paguajnë bileta më të shtrenjta, gjegjësisht një çmim shtesë për një ulëse, ndërkohë që familjet me fëmijë përfitojnë, duke paguar më pak.

Është kjo mënyra më korrekte e udhëtimit. Kjo gjë është fare e thjeshtë: një kilogram është një kilogram dhe asgjë tjetër përveçse një kilogram”, citohet një përgjegjës i kompanisë në fjalë.

Përvojat e para tregojnë se disa pasagjerë janë befasuar nga kërkesa për t`ua matur peshën, por deri më tash askush nuk ka kundërshtuar të paguajë biletën me çmim shtesë.