Integrimi
“Të takohemi e të mos harrohemi – të njihen mesvete fëmijët tanë
Në ruajtje të lidhjes shpirtërore me atdheun, mërgimtarët roganas me banim në Zvicër, Gjermani, Itali, Francë e Austri takohen dy herë gjatë vitit kalendarik
Takimi i bashkëvendasve të fshatrave të Komunës së Kamenicës që jetojnë e punojnë në Zvicër, tashmë është bërë dukuri e shpeshtë. Së paku, një herë në vit ata takohen në ndonjë lokal, kryesisht në Klubin e Afrim Kryeziut „Dancing Victoria“, në Birmensdorf, ku hyrja është falas dhe për disa orë, nën tingujt e muzikës shqip, çmallen mesveti, por edhe ndërmarrin aksione për ta ndihmuar vendlindjen. Ata, të shumtën e rasteve, organizohen dhe veprojnë në kuadër të shoqatave përkatëse.
Kështu veproi, më 22 nëntor 2015, edhe fshati Roganë (ish-Rogaçicë). Me ftesë të SHH „Sejdi Kryeziu“, në Birmensdorf të Cyrihut ishin tubuar rreth 200 persona, kryesisht familjarë. Ata kishin ardhur nga vise të ndryshme të Zvicrës, por kishte edhe nga Gjermania e Italia. Për shkak të largësisë dhe motit të ligë mosardhjen e tyre e kishin paralajmëruar disa roganas nga Franca Gjermania e Austria si dhe roganasit me banim në pjesën frankofone. Sidoqoftë, numri i pranishëm ishte i mjaftueshëm për të krijuar atmosferë festive.
Mysafirët, i përshëndeti sekretari i shoqatës „Sejdi Kryeziu“, Miftar Morina, i cili edhe raportoi për ecurinë e shoqatës e cila ishte themeluar më 1998, por që kishte pauzuar nga viti 2000 – 2014 kur, sërish, ishte riaktivizuar, natyrisht me udhëheqje të re. Moto e këtij takimi ishte: „Të takohemi e mos të harrohemi – të njihen mesveti fëmijët tanë“
Takime të këtilla shoqata organizon dy herë në vit, dhe për të pasur një lidhje dhe bashkërenditje të aksioneve me Roganën, në prillin e sivjetshëm është themeluar një nëndegë e shoqatës edhe në Roganë. Ky veprim ka rezultuar shumë i suksesshëm, duke pasur parasysh rezultatet e arritura.
25 mijë euro nga mërgata për Roganën
Para të pranishëmve, Morina pasqyroi aspektin humanitar të shoqatës, sidomos në raport me Roganën, duke sjellë para mërgimtarëve fakte të dëshmuara për ndihmat e shpërndara nga fondi i grumbulluar në emër të anëtarësisë, por edhe të donacioneve dedikuar fshatit Roganë që kapin shumë prej rreth 25 mijë €.
Më tej, Morina tha se nga mjetet e grumbulluara janë ndihmuar disa familje në nevojë që jetojnë në kushte të vështira, në Roganë; pastaj për ndërtimin e parkut të dëshmorëve Selver dhe Emin Kryeziu në Roganë, si dhe pllakave të tyre në Koshare; ndërtimi i një shtëpie për një grua të vetmuar dhe renovimi i një shtëpie për një nevojtar tjetër roganas; ndihma shkollës fillore „M. Krasniqi“ në Roganë dhe sportistëve roganas, si dhe ndihma për renovimin e xhamisë së fshatit (për ndihmat konkrete shih faqen e internetit: www.rogana.net).
Më pas të pranishmit i përshëndeti ish themeluesi i shoqatës më 1998, Xhevdet Kallaba, tani, me banim në Kosovë, por që në shoqatë kontribuon me anëtarësi të rregullt vjetore.
Në fjalimin e tij, z. Kallaba të pranishëmve iu drejtua me disa fjali-sllogane përmes të cilave kërkonte përpjekje që këto takime të organizohen në vazhdimësi, që fëmijëve t‘u mësohet gjuhën amtare, e cila atyre do t’ju shërbejë për ta mësuar më shpejt e më mirë edhe gjuhën e këtushme vendore, që të bëhen përpjekje për t’i mbajtur lidhjet me të afërmit këtu në diasporë, në mënyrë që të mos ndodhin martesat ndërmjet fëmijëve të dy vëllezërve ose të dy motrave ose brenda vetë fisit; përpjekje për të ndihmuar njëri-tjetrin në zhvillimin e bizneseve etj. “Me ndihmën tuaj dhe vullnetin e roganasve në Roganë, Rogana, një ditë, do të jetë, jo vetëm komunë, por edhe një qendër që reflekton kulturë të shëndoshë, dituri e fe të shëndoshë, sport, politikë dhe ekonomi të zhvilluar”, tha veç tjerash Kallaba.
Shoqata do të punësojë dy persona për mirëmbajtjen e pastërtisë në fshat
Gjatë manifestimit, z. Kallaba kërkoi nga të pranishmit që aty për aty ta konkretizojnë një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare, për mbjelljen e 850 fidaneve (sa ka afërsisht roganas në diasporë), kryesisht në oborrin e shkollës dhe në disa rrugë të frekuentuara, me shpresën se, një ditë, këta pjesëmarrës, në pleqërinë e tyre, t’i shijojnë hijet e atyre pemëve. Ky aksion, fare modest, rezultoi me grumbullimin e 705 CHF dhe 75 €.
Pas pjesës foljore të programit pasoi pjesa argëtuese e përcjellë nga grupi muzikor i klubit „Dancing Victoria“, me këngëtarin Bujari i Vogël, si dhe me pauza të shkurtëra për biseda ndërmjet roganasve.
Ndryshe SHH „Sejdi Kryeziu“ organizon dy herë brenda vitit takime me roganas dhe synon në rritjen e anëtarësisë si dhe rritjen e kontribuesve financiarë, paratë e të cilëve nuk do të harxhohen vetëm për konsum, por edhe për jetësim të projekteve konkrete të krijimit të vendeve të reja të punës.
Shoqata, së shpejti, do të ndërmarrë një aksion për punësimin e dy punëtorëve për mirëmbajtjen e pastërtisë së fshatit Roganë, si dhe një aksion për grumbullimin dhe sistemimin e mbeturinave, thuhet në komunikatën e dërguar nga SHH „Sejdi Kryeziu“, të nënshkruar nga kryetari i saj, Ardian Rudhani.
Mjete për mbjelljen e 850 fidaneve
Gjatë manifestimit, u kërkua nga të pranishmit që aty për aty ta konkretizojnë një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare, për mbjelljen e 850 fidaneve (sa ka afërsisht roganas në diasporë), kryesisht në oborrin e shkollës dhe në disa rrugë të frekuentuara, me shpresën se, një ditë, këta pjesëmarrës, në pleqërinë e tyre, t’i shijojnë hijet e atyre pemëve. Ky aksion, fare modest, rezultoi me grumbullimin e 705 CHF dhe 75 €.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës