Futboll
Krenar, të stërvitesh me lojtarë të klasit botëror
Ylli gjermano-shqiptar, Meritan Shabani ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në vitet e fundit. Në 2015 ai kapërceu nga U16 në U19 të rekordmenëve shampion, dy vjet më vonë festoi në anën e Lars Lukas vendin e parë të kampionatit të të Rinjve A.
Gjatë aktivizimeve shënoi tetë gola dhe pesë asistime në 18 ndeshje, ndërsa në UEFA Youth League ai mori pjesë në gjashtë përballje, shkruan focus.de.
Trajneri Jupp Heynckes e ka vërejtur talentin e të riut nga Kosova. “Këta janë lojtarë të rinj, të cilët janë stërvitur gjithashtu me ne. Shabani ka luajtur mirë edhe gjatë ndeshjes miqësore kundër Großaspach. Këto janë talente të mëdha.”, tha trajneri bavarez pas përballjes në Eintracht Frankfurt.
Shabani vetë ka folur për fcbayern.com, ku ka pranuar konkurrencën e fortë mes të rinjve por edhe krenarinë të jesh pjesë e saj: “Natyrisht që është diçka e veçantë që e kemi ëndërruar prej në fëmijëri. Të stërvitesh me lojtarë të tillë të klasit botëror më bën krenar dhe në të njëjtën kohë më jep nxitje.”
Shabani nuk është akoma i ftuar në përballjet e Bundesliga, por mbase edhe për pak kohë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave