Portrete të firmave
Të shuash etjen në Zvicër me ujë të ftohtë Tepelene
Sulejman Vejseli, tetovari me qëndrim në Zvicër, ka sjellë kontingjentin e parë të Ujit të Ftohtë Tepelenë, i pari sa i përket shitjes në Shqipëri. Ai shprehet i bindur se ky ujë do të pëlqehet nga shqiptarët e Zvicrës
Uji i Ftohtë i Tepelenës tërheq si me magnet vizitorët që vinë në jug të Shqipërisë. Në këto ditë të nxehta vere është kthyer në një pikë mjaft të frekuentuar nga turistët e huaj. Burimet natyrore rrjedhin në këtë hidromonument që gjendet në të majtë të aksit Tepelenë -Gjirokastër.
Me këtë ujë ishte magjepsur edhe tetovari Sulejman Vejseli, i cili jeton dhe punon në Zvicër. Gjatë pushimeve në Tetovë ai kishte menduar që ujin nga Shqipëria ta sillte në tregun zviceran. Sulejmani, i cili me profesion është shitës, tashmë ka sjellë kontingjentin e parë të Ujit të Ftohtë Tepelenë, i cili renditet i pari sa i përket shitjes në Shqipëri. Ai thotë se janë disa arsye që e kanë bindur se ky produkt shqiptar do të ketë sukses edhe në Zvicër.
Brendet shqiptare të ujit të ambalazhuar po njohin zgjerim edhe në tregjet e huaja dhe arsye kryesore mbetet cilësia.
Uji i Ftohtë Tepelenë ka cilësi të lartë dhe kjo është arsyeja përse është i mirëpritur në vendet e tjera. Uji i Ftohtë Tepelenë po eksporton në Itali, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Kosovë, SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë edhe në Zvicër.
Importuesi i saj, ndihet krenar, sepse kjo natyrisht që ka kuptim simbolik, ngase thotë se ky produkt është nga Shqipëria dhe do të jetë i pëlqyer nga të gjithë shqiptarët në Zvicër, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.
Në të gjitha pikat e frekuentuara nga shqiptarët në Zvicër
Ai tregon për albinfo.ch se përpjekjet për të sjellë në Zvicër Ujin e Ftohtë të Tepelenës, janë të mëhershme. “Tre vitet e fundit sa herë që shkoj në Tetovë e konsumoj ujin e Tepelenës. Është ujë cilësor dhe shumë i shijshëm. Kështu, pasi u ktheva në Zvicër i jam drejtuar me një letër fabrikës në Shqipëri”, tregon Sulejmani duke qenë i bindur se për shkak të lidhjeve që ka në Zvicër do të ketë sukses me Ujin e Ftohtë Tepelenë.
Dhe kështu fillon biznesin në Zvicër duke siguruar një depo dhe kishte aplikuar në laboratorin zviceran, i cili ka të drejtë të testojë produktin në tregun zviceran.
Tashmë në fazën e promocionit, Sulejman Vejseli është duke shpërndarë Ujin e Ftohtë Tepelenë nëpër të gjitha pikat në Zvicër: restorante, klube dhe vende tjera ku frekuentojnë shqiptarët. “Me këtë produkt synoj t’i bëj bashkë shqiptarët në Zvicër. Dhe suksesi në vendet tjera tregon se do të ketë sukses edhe në tregun e këtushëm”.
Fabrika “Uji i Ftohtë Tepelenë” u krijua në vitin 1996 dhe filloi aktivitetin prodhues në vitin 1998.
Historia e Ujit të Tepelenës lidhet ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës, i cili qeverisi Shqipërinë në fillim të viteve ‘800, rreth 250 vjet të shkuara. Ali Pashë Tepelena zbuloi burimin e Ujit të Tepelenës, një ujë i shijshëm dhe i lehtë. Gjithmonë inovativ dhe mbështetës i teknologjisë më të fundit Uji Tepelenë synon të përqafojë gjithmonë të renë, por gjithnjë duke ruajtur të pandryshueshme vlerat natyrale të ujit. Vit pas viti, shoqëria i ka dhënë rëndësi rritjes së saj jo vetëm me më shumë hapësirë në tregun vendas e të huaj, por edhe me ide dhe produkte të reja për të kënaqur konsumatorin dhe për t’iu përshatur të gjitha shijeve të tij.
Ujë i këshillueshëm për dietat me sasi të ulët natriumi
Uji i Tepelenës është ujë bakteriologjikisht i pastër dhe në bazë të Legjislacionit të Komunitetit Europian, është klasifikuar si Ujë Oligomineral i këshillueshëm për dietat me sasi të ulët natriumi. Kjo së bashku me shijen e këndshme dhe cilësinë e lartë janë arsyet kryesore që e kanë bërë Ujin e Tepelenës, ujin më të kërkuar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Në vitin 2003, Uji i Tepelenës filloi eksportimin në Greqi dhe vit pasi viti rriti eksportimin edhe në Kosovë, Maqedoni, Itali, Angli. Që prej vitit 2011 eksporton edhe në Kanada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Importuesi po bën plane që “Ujin e Ftohtë të Tepelenës” ta sjellë në të gjitha shitoret në Zvicër, në zinxhirët konsumues më të rëndësishëm në vend.
Importimi i Ujit të Ftohtë të Tepelenës dhe produkteve tjera shënon një hap serioz dhe konkret drejt kontributit të aktorëve ekonomikë të diasporës për zhvillimin e Shqipërisë. Në fakt, rritja e eksportimit të produkteve shqiptare në Zvicër ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të punës në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane