Jeta në Zvicër

Të shtunën në Lozanë hapet akuariumi më i madh në Evropë

Akuariumi më i madh në Evropë me ujë të freskët do të hapet të shtunën në Lozanë të Zvicrës.

Vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë udhëtimin nëpër pesë kontinente, siç u quajt, tha drejtoresha e akuariumit, Angelique Vallee dhe do të mund të shohin 10 mijë lloje peshqish e 100 reptikë nga Evropa, Azia, Afrika, Oqeania dhe Amerika Jugore, përcjell albinfo.ch.

“Vizitorët që do të vijnë në Aquatis do të udhëtojnë nëpër pesë kontinente. Do të zbulojnë Evropën, sidomos lumenjtë, por edhe kontinentet e tjera deri në Amazonë”, ka deklaruar Valle. Këto kafshë ujore shtrihen në dy kate, në hapësirë prej 3500 metrash katrorë, derisa turneu përfundon me serë tropikale prej 530 metrash katrorë. Për Bernard Russin, kreun e kompanisë më të madhe investuese në Aquatis, i gjithë ky projekt është më shumë se argëtim.

“Shumica e specieve që i kemi këtu janë të rrezikuara nga zhdukja, andaj e përdor termin ‘Varkja e Noahs’”, tha Russi.