Kosova

Të shtunën, Dita e Pavarësisë së Kosovës

Më 17 shkurt 2024 do të organizohet një festë me rastin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Në këtë kuadër janë paraparë homazhe në varrezat e heronjve dhe personaliteteve të shquara që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë. Po ashtu, parashihet që Qeveria e Kosovës të mbajë mbledhje festive derisa në një seancë solemne do të mblidhet edhe Kuvendi i Kosovës.

Krerët e shtetit të Kosovës gjatë ditës do të organizojnë edhe pritjen solemne derisa parashihen pritje zyrtare në të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

E hëna, më 19 shkurt, është ditë pushimi për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë.

Vendimi për pushim të hënën bazohet Ligjin për Festat Zyrtare.

“Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nder të festës së Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, ditë pushimi do të jetë: e hënë, 19 shkurt 2024”, thuhet në njoftim.