Kosova
Të shtëna me armë në Brugg, arrestohen një zviceran dhe një kosovar
Një përleshje e dhunshme shpërtheu të shtunën pasdite në Brugg, kantoni Aargau, ku disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në një parking, duke lënë të plagosur një person. Policia reagoi me forca të mëdha, duke rrethuar zonën dhe duke patrulluar me armë të rënda, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Incidenti ndodhi pak pas orës 14:00, kur një grindje mes disa personave përfundoi me të shtëna nga një BMW ndaj një Skodë të parkuar. Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, në Skodë ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve — një 31-vjeçar me origjinë nga Kosova — u plagos dhe u dërgua në spital. Gjendja e tij nuk është bërë ende publike.
Fotot nga vendngjarja tregojnë dëmtime të rënda në Skodë: xhami i derës së shoferit i thyer dhe vrima të shumta plumbash në derën e përparme. Gëzhoja të shumta u gjetën të shpërndara pranë makinës, transmeton albinfo.ch.
Pas incidentit, një BMW e zezë u largua nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrolleve u gjet edhe një Mercedes SUV i dëmtuar, pranë skenës së ngjarjes, i cili po hetohet për lidhje të mundshme me rastin.
Policia arrestoi të shtunën pasdite një 24-vjeçar zviceran dhe një shtetas kosovar si të dyshuar në lidhje me të shtënat. Detaje të tjera rreth të dyshuarve — përfshirë moshën e kosovarit apo nëse ishin në BMW-në e përmendur — nuk janë dhënë.
Prokuroria ka hapur procedime penale, ndërsa hetimet për zbardhjen e saktë të rrjedhës së ngjarjeve dhe motiveve të përfshira janë në vazhdim, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











