Lajme
Të rinjtë, të motivuar për migrim
Mungesa e perspektivës dhe e zhvillimit ekonomik po i motivon shumë të rinj të ikin jashtë vendit. Shumë prej tyre thonë se në mundësinë e parë do të ikin jashtë
Migrimi jashtë vendit vazhdon të mbetet dëshira dhe shpresa e shumicës së të rinjve kosovarë, pavarësisht thirrjeve se ikja jaht vendit është sakrificë që nuk ia vlen të rrezikohet. Megjithatë në mungesa e perspektivës dhe e zhvillimit ekonomik, migrimi jaht vendit shihet si solucioni i vetëm.
Në një anketë zhvilluar nga Rel, shumë të rinj kosovarë përmendin një mori shkaqesh që i motivojnë për t’ia mësyrë migrimit.
Ymredin Piraj thotë se është student dhe njëkohësisht edhe punon për t’i financuar studimet e tij. Por, siç thotë ai, po t’i jepej rasti për të migruar kudo qoftë në perëndim, këtë do ta bënte pa u hamendur.
“Absolutisht po, nëse më jepet një mundësi më e vogla, unë do të kisha dalë jashtë. Për shumë arsye… rrogat e vogla, papunësi e madhe, ligjet s’respektohen, pasiguri…. Në të gjitha anët e ke katastrofë, keq. Nuk ia vlen të jetosh në Kosovë, e absolutisht për të rinjtë”, deklaroi ai.
Edhe Flamur Haxholli, një i ri tjetër, thotë se i ka ndërprerë studimet, për faktin se, sipas tij, edhe ata që përfundojnë studimet, vështirë se gjejnë punë. Kjo edhe është arsyeja që ai po përpiqet të aplikojë për vizë për të migruar në Kanada:
“Për momentin, në Kosovë nuk ke zgjidhje afatgjate. Në Kosovë mund të jetosh vetëm dita-ditës, por nëse mendon të krijosh familje ose të kesh familje të mirëqenë, nuk mendoj se 200 euro janë pagë, me të cilat mund të mbash një familje. Madje as 500 euro. Unë, personalisht më duhet të mendoj që të bëj shtëpinë ose banesën, por edhe të gjitha duhet t’i bëj vetë. Për këtë nuk shoh zgjidhje në Kosovë”, thotë ai.
Myrvete Sejdiu, një e re, tregon se ka ndërprerë studimet dhe tash punon, siç thotë ajo, me një zanat. Për të mbetet pikëpyetje nëse do të ikte nga vendi në rast se do t’i jepej mundësia, por ajo thotë se i kupton të rinjtë që ia mësyjnë migrimit.
“Shkaku i kushteve… Duan t’i rregullojnë kushtet, sepse punë s’ka. Dikush mbase edhe nuk dëshiron të bëjë çfarëdo pune dhe kërkojnë më tepër”, thotë Myrvetja.
Fatron Morina, student në Kolegjin privat “Iliria” në Prishtinë, thotë se në rast se do t’i jepej mundësia për të migruar në ndonjë vend perëndimor, këtë do ta bënte menjëherë.
“Po të më vinte mundësia, do të kisha dalë të punoj për një të ardhme më të mirë. Në Evropë, diku, ka më shumë punë se këtu. Këtu e kryen fakultetin dhe nuk gjen punë. Ka shumë që e kanë kryer fakultetin dhe nuk kanë punë. Jashtë, merresh me punë të tjera, por puna paguhet më shumë se këtu. Atë punë që e bën këtu për pak para, atje paguhet më shumë”, pohon Fatroni.
Labinot Dabiqi, student në Fakultetin Juridik, thotë se për të gjithçka do të varet nga mundësia e gjetjes së punës pas përfundimit të studimeve:
“Pas diplomimit, nëse nuk kam të ardhura më të mira, atëherë po, do t’ia mësyj si shumë të tjerë. Arsyet janë papunësia e madhe, nevojat familjare, për një të ardhme më të mirë. Këtu nuk arrihen. Është shumë më vështirë për një të ri. Edhe sistemi i edukimit është më i ulët, në krahasim me vendet evropiane”, shprehet ai.
Në anën tjetër, ka edhe të rinj që mendojnë ndryshe. Afërdita Hoti studion në Fakultetin e Edukimit. Ajo nuk pajtohet me dëshirën e të rinjve për të migruar jashtë vendit, por, megjithatë i kupton shkaqet që i shtyjnë ata në këtë drejtim.
“Studioj dhe punoj. Nuk mund ta paramendoj jetën në një vend tjetër. Por, gjithë rinia, për shkak të kushteve ekonomike, detyrohet në këtë drejtim. Detyrohen, prej pamundësisë për të studiuar, për të gjetur punë dhe për ta bërë një jetë mesatare. Për këtë arsye ia mësyjnë migrimit”, thotë Afërdita.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë