Integrimi
Të rinjtë shqiptarë që u radikalizuan në Xhaminë An’Nur në Winterthur
Ndonëse xhamia ishte e drejtuar nga besimtarë kryesisht arabë, në të kanë frekuentuar edhe disa shqiptarë. Disa prej tyre madje janë bërë të njohur për radikalizimin e tyre dhe për atë se i janë bashkuar ushtrisë terroriste të ISIS-it
Xhamia An`Nur në qytetin Winterthur të Zvicrës ka qenë gjatë javës së kaluar në fokus të mediave zvicerane, si rezultat i mbylljes së saj nga autoritetet. Kjo xhami ishte shënjestruar prej disa vitesh si një qendër në të cilën predikohej islami rigid dhe radikal, madje në të bëhej thirrje edhe për dhunë ndaj jobesimtarëve, kanë shkruar mediat zvicerane.
Ndonëse xhamia ishte e drejtuar nga besimtarë kryesisht arabë, në të kanë frekuentuar edhe disa shqiptarë, shkruan albinfo.ch. Disa prej tyre madje janë bërë të njohur për radikalizimin e tyre dhe për atë se i janë bashkuar ushtrisë terroriste të “shtetit islam” ose ISIS-it.
Gazeta zvicerane “Blick” ka treguar edhe një herë për rastet e të rinjve që janë radikalizuar në Xhaminë An’Nur në Winthertur, e cila ditë më parë u bastis, me ç’rast u arrestua edhe imami i kësaj xhamie. Gazeta shkruan edhe për radikalizmin e shqiptarëve në këtë xhami, në mesin e tyre edhe dy të mitur, vëlla dhe motër.
Dhjetor 2014: Udhëtimi i xhihadistëve tinejxherë Visar dhe Edita (atëherë 16 dhe 15 vjeçarë) sigurisht se është ende i njohur. Të dy u rekrutuan në Xhaminë An’Nur. Edita thuhet se ka qenë e martuar atje, ndërkohë që të dy sërish u kthyen në Zvicër, përcjell “albinfo.ch”.
Janar 2015: Kampioni i Taiboksit, Valdet Gashi (29 vjeçar), ishte po ashtu vizitor i rregullt i Xhamisë An’ Nur. Ai fluturoi për Siri dhe ju bashkua grupit IS. Ai shfaqet duke luftuar për Xhihad, ndërkohë jep edhe një intervistë për një gazetë zvicerane. Në qershor të vitit 2015 ai vritet atje.
Shkurt 2015: Italo – zvicerani Kristian (atëherë 18 vjeçar) i konvertuar nga krishterizmi në islam, ishte po ashtu vizitor i xhamisë problematike. Ai udhëtoi për t`iu bashkuar grupit xhihadist. Thuhet se ai u vra në një sulm ajror.
Nëntor 2015: Një tjetër udhëtar për në Xhihad rekrutimi i të cilit është bërë në Xhaminë An’Nur është po ashtu i njohur. Një gjerman (36) më rrënjë kosovare thuhet se udhëtoj për në Siri dhe sipas familjarëve të tij, ai atje edhe vdiq.
Tetor 2016: Një gazetar i fshehur ishte gjatë një ligjëratë në këtë xhami. Imami egjiptian Scheich Wail ligjëronte. “Ligjet e Allahut nuk janë tek ju kudo. Ligjet e Zvicrës nuk më interesojnë. Ligjet islame janë mbi ligjet e të gjitha vendeve”.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel