Integrimi
Të rinjtë në diasporë argëtohen shqip
Shumë të rinj në diasporë, edhe pse janë lindur dhe janë rritur në Zvicër dhe kanë përqafuar normat dhe vlerat e kësaj shoqërie, prapëseprapë nuk ndihen dhe nuk duken si vendësit zviceranë.
Për të treguar edhe më shumë identitetin e tyre, të rinjtë në diasporë edhe argëtimin e bëjnë shqip.
Një fenomen të tillë e konfimojnë edhe psikologët.
Psikiatri shqiptar në Cyrih, Naser Morina, thotë të ketë klasifikuar të rinjtë shqiptarë në tri grupe.
„Të parët nuk dëshirojnë të identifikohet me asgjë shqiptare. Janë pothuajse të asimiluar. Grupi i dytë është aq shumë i identifikuar me identitetin shqiptar të trashëguar nga prindërit e tyre, se janë shqiptarë dhe duhet të identifikohen vetëm si shqiptarë. Më së miri kalon grupi i tretë, i cili tregon se është i integruar mirë edhe në shoqërinë zvicerane dhe ruan identitetin shqiptar“, deklaron Morina.
Tash varet ku i takon ato grupe të të rinjve.
Mbase është e qartë, grupin e parë nuk e gjen në klube dhe diskoteka shqiptare.
Megjithatë, të rinjtë shqiptarë në Zvicër, sipas pskiatrit Naser Morina, nga aspekti psiko-social i zhvillimit identifikohen më shumë me prejardhjen e tyre shqiptare.
„Këta të rinj këtu në „Rinora4“ janë të gjithë shqiptarë dhe vijnë në një diskotekë shqiptare, çka është edhe parakusht për t’u integruar në diçka tjetër. Do të thotë, nëse nuk ke një identitet tëndin, nuk mund të lirohesh e të intregrohesh diku tjetër. Kështuqë konsiderohet kjo të jetë pozitive. Por, natyrisht e ka edhe anën negative, për shkakun se nëse angazhohesh vetën për tënden, atëherë përjashton tjetrën“, deklaron psikiatri shqiptar në Cyrih, Naser Morina.
Të rinjtë ndjehen mirë aty ku mund të tregojnë rrënjët e tyre
„Çdo i ri nëse dëshiron të tregojë veten, atëherë zakonisht shkon aty nga i vijnë rrënjët. Nëse rinia nuk ndjehet mirë, jo e intreguar mirë, atëherë shkon aty ku mundet të ndjehet më mirë, në një rreth më të përshtatshëm, më të përafërt, që e njeh mirë dhe nga aty ndjehet si një person me identitet“, nënvizon Morina.
Por, sipas Morinës, me këtë fenomen përballen edhe emigrantë të tjerë në Holandë dhe Suedi.
„Gjenerata e dytë dhe e tretë janë më patriotë sesa gjenerata e pare, ngase nuk e ndiejnë veten të pranuar nga shoqëria vendëse, prandaj identifikohen me prindërit e tyre për të treguar se kush janë për t’u shfaqur në shoqërinë vendëse“, tha psikiatri Naser Morina.
Sido që të jetë, rinia shqiptare argëtohet në mënyra të ndryshme në diasporë.
Shumica prej tyre thonë se më mirë kalojnë nëpër diskotekat shqiptare që nuk janë edhe pak në Zvicër.
Aty ende frymon gjithçka shqip…
Por, ka edhe të tillë që më shumë vizitojnë klube dhe diskoteka zvicerane, që herë pas here edhe i mbyllin dyert për shqiptarët.
20-vjeçari nga Cyrihu, Blerim Hasani, thotë për albinfo.ch se më me qejf viziton diskotekat zvicerane, ngase në ato shqiptare ka më shumë probleme.
„Rinia ka mundësi të zgjedhë se ku të kënaqet e të argëtohet. Më shumë preferoj të shkoj në diskoteka zvicerane, kam më pak probleme. Me dëshirë argëtohem në diskoteka shqiptare, por fatkeqësisht ka më shumë probleme. Në diskotekat shqiptare i gjen bashkëmoshatarët e tu shqiptarë, dëgjon këngën tënde në shqip, por vjen dikush ta prish argëtimin“, tha Blerimi.
© albinfo.ch: Benita Pira nga Prishtina
Ndryshe mendon Benita Pira nga Prishtina. Asaj i pëlqen më shumë diskoteka „Rinora4“ në Cyrih, sepse këtu takohen shqiptarët.
„Më pëlqen muzika në këtë disklotekë, edhe këngëtarët, edhe muzika të cilën e performojnë dj-të. Unë vij çdo javë dhe nuk ka kurrë probleme“, tha Pira.
© albinfo.ch: Bekim Sylejmani nga Cyrihu
Edhe 26-vjeçari Bekim Sylejmani nga Cyrihu thotë se ndjehet më mirë në një klub apo diskotekë shqiptare në Zvicër.
“Unë vikendeve argëtohem nëpër diskoteka shqiptare, aty kaloj më mire”, tha Sylejmani.
© albinfo.ch: Bajram Arifaj
Për Bajram Arifaj të rinjtë shqiptarë më mirë argëtohen nëpër diskoteka dhe klube shqiptare, sesa të merren me gjëra negative.
“Derisa të ketë klube dhe diskoteka shqiptare ku mund të argëtohen të rinjtë në diasporë, është për t’u krenuar. Fundja, më mirë në diskoteka, se rrugëve, këtu ruhet edhe identiteti”, tha Bajramaj.
© albinfo.ch: Milot Devaja
Nga ana tjetër, Milot Devaja e ka privilegjin të jetë çdo vikend në diskotekën “Rinora 4” në Rümlang të Cyrihut.
Por, jo si mysafir. Ai prej 5 vjetësh kryen detyrën e kamarierit.
“Për mua nuk është aspak lodhje. Më tepër argëtohem sesa lodhem”, thotë Miloti.
Këngëtarët e estradës muzikore shqiptare janë mysafirët më të shpeshtë në diasporë.
Njëri prej këngëtarëve që ka shëtitur gjithkund në diasporë me bendin e tij “Elita5”, Arif Ziberi, thotë të jetë i kënaqur me transformimin e të rinjve shqiptarë në diasporë.
© albinfo.ch: Arif Ziberi, “Elita 5”
„17 vjet me koncerte në diasporë, rinia ka ecur përpara, është integruar në shoqërinë vendëse dhe kjo më bën mirë kur i shoh dhe në këtë mënyrë krijojnë vlera“, shprehet i kënaqur këngëtari Ziberi.
„Rinia me të madhe po e përkrah muzikën, të cilën ne e bëjmë, dëgjoj dhe kam parë që edhe këngëtarë të tjerë të mirfilltë shqiptarë priten mirë në diasporë, do të thotë ngadalë të rinjtë u kthehen vlerave të muzikës shqiptare“, ka deklaruar për albinfo.ch, Arif Ziberi.
Solisti i bendi të njohur nga Tetova “Elita 5” është edhe më i kënaqur kur edhe të rinjtë në diasporë i këndojnë këngët e tij.
„Ne jemi gjithkund në diasporë dhe rinia vjen të na dëgjojë, krijon atmsferë të mirë, çka është edhe më interesante dhe gjë e mirë edhe këngët tona i dinë. Ka këngë që janë krijuar para 20 vjetëve“, tha Ziberi.
Me gjithë problemet me identitetin, të rinjtë shqiptarë me talentet e tyre në diasporë kohët e fundit shpesh po i lënë pa fjalë bashkëmoshatarët e tyre.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave