Shqipëria
Të rinjtë e Tiranës shpërndajnë llampa ekologjike
Disa të rinj, për të falënderuar qytetarët që kishin zgjedhur biçikletën si mjet lëvizës, u dhuruan atyre llampa LED, miqësore me mjedisin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se mënyra më e mirë për të festuar Ditën Botërore të Mjedisit është të japësh një kontribut konkret në mbrojtje të ambientit. Sipas tij, mbjellja e mbi 120 mijë pemëve, nisma për reduktimin e qeseve plastike dhe shtimi i korsive të biçikletave e kanë kthyer Tiranën në një qytet miqësor me mjedisin.
“Ardhja e biçikletave të para Mobike do të sjellë një revolucion në mënyrën se si do të lëvizim në Tiranë, duke qenë se përdorimi sa më shumë i tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e ndotjes në kryeqytet”, ka thënë ai në një aktivitet që u shënua për Ditën Botërore të Mjedisit.
Disa të rinj, të shpërndarë në pika të ndryshme të Tiranës, zgjodhën një mënyrë origjinale për të falënderuar qytetarët që kishin zgjedhur biçikletën si mjet lëvizës, duke iu dhuruar atyre, në shenjë mirënjohje, llampa LED, miqësore me mjedisin, e që kursejnë energji, si dhe nga një çantë beze për të zëvendësuar qeset plastike.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim