Shqipëria

Të rinjtë e presin me protesta Ramën në Shkodër

Kryetari i i FRPD në Shkodër, Arvid Bushati, duke akuzuar Ramën për lidhje me krimin është shprehur se është më mirë të iki kryeministri sesa të iki rinia nga vendi

Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Shkodër nuk ka shkuar ashtu siç ai e kishte planifikuar pasi pak para se të fillonte mbledhja e Këshillit Kombëtar e Territorit, një grup të rinjsh pjesë e Forumi Rinor Demokrat kanë zënë rrugën kryesore me pankarta e thirrje kundër kryeministrit.

Është dashur intervenimi i policisë për ta liruar rrugën për të kaluar eskorta e kryeministrit. Kryetari i i FRPD në Shkodër, Arvid Bushati, duke akuzuar Ramën për lidhje me krimin është shprehur se është më mirë të iki kryeministri sesa të iki rinia nga vendi.

Protesta më pas është mbyllur e qetë pa incidente mes policisë e protestuesve. Edhe një ditë më parë deri sa po mbante një ligjëratë me studentet kryeministri Rama është fishkëlluar nga disa studentë.