Lajme
Të rinjtë në Austri, me rezultate jo të mira në Akademinë Ushtarake
Numri i nëpunësve ushtarakë në Austri është ulur, pasi më pak austriakë të rinj kanë plotësuar kushtet për të qenë “të aftë për shërbimin ushtarak”. Sipas një raporti të ORF-së, është vënë në dukje edhe niveli më i ulët i lindjeve të qytetarëve austriakë si shkak, përcjell albinfo.at.
Ministrja e Mbrojtjes Klaudia Tanner (ÖVP) përmendi se qëllimi duhet të jetë “që brezi i ri të bëhet përsëri më i shëndetshëm dhe më në formë.” Në vitin 2023, gjithsej 45,565 rekrutues u ekzaminuan për aftësinë e tyre, që është 217 më pak se një vit më parë. Nga këta, 31.516 të rinj u klasifikuan si të aftë (528 më pak se në vitin 2022), 639 si pjesërisht të aftë (minus 119), 9.989 si të papërshtatshëm (minus 71) dhe 3.421 si të papërshtatshëm përkohësisht (plus 359).
Sipas Tanner, arsyet kryesore të papërshtatshmërisë janë mungesa e aftësisë fizike, kryesisht për shkak të obezitetit dhe rritja e stresit mendor. /Albinfo.at.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë