Integrimi
Të rinj, të huaj dhe të suksesshëm
Marigona ka provuar të tregojë se si duhet të mbështeten të rinjtë e talentuar nga familjet jo zvicerane për të pasur sukses në shkollim
Marigona Isufi është një “second@”, siç quhen ndryshe pjesëtarët e gjeneratës së dytë të komunitet me prejardhje të huaj në Zvicër. Shanset e Marigonës dhe të moshatarëve të saj me sfond migrantësh për të depërtuar në shoqërinë e këtushme, janë zakonisht më të kufizuara se sa ato të të rinjve të lindur në familjet zvicerane.
Por, shqiptarja 19 vjeçare me prejardhje nga Prishtina këtë vit është zgjedhur të përfaqësojë rininë e Zvicrës në OKB, në Nju Jork. Shumë aktiviteteve të tjera në nivel të kantonit të Bernës dhe të shtetit të Zvicrës, i kanë paraprirë kësaj.
Një konferencë dyditore e mbajtur javën e kaluar në Thun synonte të vinte në pah pikërisht këtë: se edhe të rinjtë nga familjet jo zvicerane kanë kualitete dhe ato duhet mbështetur për të dalë në sipërfaqe. Është fjala për aktivitetin që mban një herë në dy vjet Konferenca Zvicerane e Drejtorëve kantonalë të Arsimit (EDK) Convegno 2012 me temën “Second@s me potencial”.
Punimet e konferencës i ka drejtuar Bernard Wicht, kryetar i komisionit arsim dhe migracion të EDK-së. Përmes videove janë pasqyruar në kohën mes seancave të leximit të punimeve, portrete të të rinjve të suksesshëm me prejardhje të huaj.
Ndërkaq punimet shkencore të prezantuara në lidhje me këtë temë kanë qenë: “Pjesëtarët e talentuar të minoriteteve në sistemin tonë arsimor” nga prof. Margrit Stamm, e Universitetit të Freiburgut, pastaj “Tranzicionet në sistemin shkollor janë pengesë për fëmijët migrantë me potencial” nga Urs Vögeli-Mantovani, Zyra Koordinuese zvicerane për studime të arsimit SKBF në Aarau.
Rosita Fibbi nga Forumi për studime të Migracionit dhe të popullatës SFM nga Universiteti i Neuchatelit ka prezantuar kartën bazike të punimeve të konferencës.
Krahas prezantimit të punimeve janë zhvilluar edhe diskutime brenda grupeve paralele lidhur me tema të caktuara.
Në podiumin e hapur, të mbajtur në përmbyllje të konferencës kanë marrë pjesë Jürg Schoch, Urs Vögeli-Mantovani, Marigona Isufi dhe Margrit Stamm.
Panelistët kanë prezantuar përvojat dhe problemet nga puna e tyre në lidhje me stimulimin e fëmijëve migrantë për të pasur sukses në mësim. Ata kanë thënë se nuk ka një ndërlidhje të përpjekjeve në nivel të Zvicrës. Secili kanton ka programet dhe projektet e veta dhe pak dihet se çfarë bëhet në kantonin tjetër në këtë drejtim.
Prezantimi i projektit ChagALL, që funksionon në një gjimnaz të Cyrihut ka qenë një pikë interesante e këtij podiumit dhe e gjithë konferencës. Drejtori i gjimnazit Unterstrass të këtij qyteti, Jürg Schoch ka treguar përvojat e tij si drejtues i projektit.
ChagALL bën përgatitjen për gjimnaz të nxënësve me prejardhje të huaj që tregojnë prirje të veçanta. Ky projekt është treguar shumë i suksesshëm dhe ka dëshmuar se me përkushtim mund të arrihet që fëmijët në fjalë, që zakonisht vijnë edhe nga familjet me bazë të ulët arsimore, mund të kenë sukses. Schoch ka përmendur të riun shqiptar, Gazmendin, si njërin ndër ata që ia kanë dalë.
Ndërsa panelistja më e re, Marigona Isufi ka treguar nga podiumi se si ka arritur që, duke jetuar në një familje jo zvicerane, të ketë sukses në shkollë dhe të bëhet ajo që është sot, përfaqësuese e rinisë së Zvicrës në OKB.
Marigona ka shprehur edhe qëndrimet e saj në lidhje me stimulimin e nxënësve me prejardhje të huaj dhe ka kritikuar faktin se ka shumë projekte të vogla por mungon një projekt gjithëpërfshirës që do të ndërlidhte më fuqishëm të gjitha përpjekjet në këtë drejtim.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave