Kosova
Të premten serbët bllokojnë pikat kufitare në Serbi dhe një në Mal të Zi

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikat kufitare me Serbinë dhe një me Malin e Zi nuk do të jenë të kalueshme të premten, kështu u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i shfrytëzojnë ato.
“Njoftohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e mërgatës që planifikojnë të kalojnë tranzit përmes territorit të Serbisë dhe në PKK Kullë (Mali i Zi), të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në Pikë Kalimet Kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe me PKK Kullë me Malin e Zi”, thuhet në njoftim.
Thirrja vjen pas njoftimit të serbëve për bllokim të tyre.
“Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt PKK me Republikën e Kosovës. Autoritetet kompetente të RKS në bashkëpunim me partnerët i kanë marrë të gjitha veprimet për menaxhim të situatës së paralajmëruar dhe ju inkurajojnë që të ndiqni me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informoheni vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët