Maqedonia

Të premten do të protestohet në Shkup për rastin “Monstra”

Të premten do të protestohet në Shkup për të shprehur pakënaqësinë për aktvendimin për rastin “Monstra”.

Këtë e ka paralajmëruar para Gjykatës Penale familjari i të dënuarve në rast, Bedri Ajdari. Ai ka ftuar që në protestë të bashkëngjiten edhe protestuesit e “Revolucionit Laraman”.

“Paralajmëroj protesta për të premten dhe e ftoj garniturën e “Revolucionit Laraman” që të nga bashkëngjiten, sepse ne protestuam me ata që ta rrëzojmë sistemtin, dhe jo vetëm ta ndërrojmë atë”, tha Ajdari.

Ndërkohë ka ftuar që deri te protesta, partitë politike të distancohen nga vendimi i sotëm i Gjykatës, kurse fton partitë politike shqiptare, ta lëshojnë Qeverinë.

“Ju bëj thirrje partive politike të distancohen nga ky vendim dhe të tërhiqen nga Qeveria. Ne fort e dimë se si i ndihmuan Muhamed Zekirit dhe Lëvizjes Besa të hyjnë në Qeveri, prandaj ata duhet ta bëjnë këtë. BDI-ja nuk e bëri këtë hap por ata duhet ta bëjnë. Doemos duhet të distancohen dhe ta lëshojnë Qeverinë”, tha Ajdari.