Bota
Të pasurit “mbledhin” pasurinë e gjithë globit
Në total, vlera e pasurisë së re të krijuar që nga viti 2020 është 42 trilionë dollarë
Gjatë dy vjetëve të fundit, 1% e njerëzve më të pasur kanë grumbulluar afërsisht dy të tretat e të gjithë pasurisë së re të krijuar në mbarë botën, sipas një raporti të ri nga Oxfam.
Në total, vlera e pasurisë së re të krijuar që nga viti 2020 është 42 trilionë dollarë. Nga kjo shifër, plot 26 trilionë dollarë, ose 63%, është grumbulluar nga 1% e njerëzve ultra të pasur, sipas raportit. Pjesa e mbetur prej 99% e popullsisë globale arriti të mblidhte vetëm 16 trilionë dollarë nga pasuria e re e krijuar, thotë organizata bamirëse globale, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
“Një miliarder ka fituar afërsisht 1.7 milionë dollarë për çdo 1 dollar të pasurisë së re globale që është fituar nga një person në 90 përqindëshin e më të varfërve”, thuhet në raportin, i cili u publikua me fillimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Raporti sugjeron se ritmi me të cilin po krijohet pasuria është përshpejtuar, pasi 1% e më të pasurve në botë kanë grumbulluar rreth gjysmën e të gjithë pasurisë së re gjatë 10 vjetëve të fundit.
Raporti i Oxfam analizoi të dhënat mbi krijimin e pasurisë globale nga Credit Suisse, si dhe shifrat nga Lista e Miliarderëve të Forbes për të vlerësuar ndryshimet në pasurinë e ultra të pasurve.
Studimi vë në kontrast këtë krijim të pasurisë me raportet nga Banka Botërore, e cila tha në tetor të vitit 2022 se ka të ngjarë që të mos përmbushë dot qëllimin e saj për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme deri në vitin 2030, pasi pandemia Covid-19 ngadalësoi përpjekjet për të luftuar varfërinë.
Gabriela Bucher, drejtoreshë ekzekutive e Oxfam International, bëri thirrje që taksat të rriten për ultra të pasurit, duke thënë se ky ishte një “parakusht strategjik për uljen e pabarazisë dhe ringjalljen e demokracisë”.
Në deklaratën për shtyp të raportit, ajo tha gjithashtu se ndryshimet në politikat tatimore do të ndihmonin në trajtimin e krizave të vazhdueshme në mbarë botën.
“Taksimi i korporatave super të pasura dhe të mëdha është mënyra për të dalë nga krizat e shumta që po përjetojmë në ditët e sotme. Është koha që të shkatërrojmë mitin se reduktimet e taksave për më të pasurit bëjnë që pasuria e tyre disi ‘të shpërndahet’ te të gjithë të tjerët”, tha Bucher.
Krizat e njëpasnjëshme në mbarë botën që përforcojnë njëra-tjetrën dhe sjellin pasoja akoma më të rënda së bashku sesa po të ndodhnin veç, njihen gjithashtu me termin “polikrizë”. Në javët e fundit, studiues, ekonomistë dhe politikanë kanë sugjeruar se bota aktualisht po përballet me një krizë të tillë, pasi presionet nga kriza e kostos së jetesës, ndryshimet klimatike dhe shumë probleme të tjera po mbivendosen ndaj njëra-tjetrës.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
A janë zviceranët dorështrënguar? Pavarësisht pasurisë së saj, Zvicra renditet vetëm e 65-ta në donacione dhe vullnetarizëm, me përqindje larg...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind