Lajme

Të pasurit bëhen më të varfër për herë të parë që nga viti 2011

Pas shtatë viteve të rritjes, numri i individëve me vlerë të lartë neto (HNWIs) në mbarë botën dhe pasuria e tyre totale u zvogëlua më 2018, sipas raportit nga konsulentët Capgemini

Asetet e përgjithshme të HNWIs – të përcaktuara nga Capgemini si njerëz me mjete të investueshme prej së paku $ 1 milion, duke përjashtuar vendbanimin primar, koleksionet, materialet konsumuese dhe të qëndrueshme të konsumit – u tkurrën me pothuajse 3% në $ 68.1 trilion.

“Humbjet në bursat kanë pasur një ndikim veçanërisht të fortë”, tha Klaus-Georg Meyer nga Capgemini, shkruan Swissinfo.ch.

Tendenca në rënie ishte e dukshme në Azi dhe në Evropë, ndërsa Amerika e Veriut mbeti e njwjtw. Ndërkohë, rajoni i Lindjes së Mesme kishte rritje me gati 6%, pwrcjell albinfo.ch.

Zvicra

Rreth 18 milionë njerëz mund të quheshin milionerë, 0.3% më pak se në vitin 2017. “Personalisht, unë nuk do të shqetësohem për ta”, shtoi Meyer.

Kjo ndodhi edhe nw Zvicwr. Zvicra është kështu e shtata në listën e milionerëve pas Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Gjermanisë, Kinës, Francës dhe Britanisë.

Duhet të theksohet se këto shifra nga Capgemini ndryshojnë nga ato të publikuara tre javë më parë nga Grupi i Konsulencës së Bostonit.

Sipas tyre, 500,000 milionerë të Zvicrës e vënë atë në vendin e katërt, prapa SHBA-së, Kinës dhe Japonisë.