Uncategorized

Të papunët dhe refugjatët, t’i ruajnë delet nga ujku në Valais

Personat e papunë, të cilët nuk kanë të drejtë më nga fondi i papunësisë, apo edhe refugjatët mund të vazhdojnë të punojnë si barinj për të mbrojtur delet nga ujqit në Valais. Parlamenti kantonal Valais ka miratuar një kërkesë nga radhët e FDP-së.

Askush nuk mund të ruajë më mirë delet nga ujku, e ka mbrojtur propozimin e tyre politikani i FDP-së, Oliver Delaloyj. Shpesh kultivuesve të deleve u mungonte fuqia punëtore, tha më tutje politikani i FDP-së.

Prandaj, Delaloye propozon një program të përshtatshëm për punësim afatgjatë të refugjatëve të papunë. Barinjtë e ardhshëm duhet të jenë të trajnuar në Shkollën e Bujqësisë së kantonin Valais.

Programi do të financohet nga autoritetet federale, kantonale dhe lokale.

Vetëm CVP ishte kundër këtij propozimi.

Chantal Voeffray Barras e quajti nismën “jo të arsyeshme”.

Duke pasur parasysh situatën e rrezikshme nëpër kullota dhe në male, kultivuesit e deleve mund të humbin bariun e tyre para deleve”, paralajmëroi ajo.

Ky veprim më në fund u miratua, ndërsa çështja do të procedohet në qeveri.