Ekonomi
Të panjohurat e Bictoin-it
Pak muaj më parë, Bitcoin arriti nivelin më të lartë në 66 mijë dollarë
Pas pak ditësh, Bitcoin mbush 13 vjeç. Më 3 janar 2009 u krijua “genesis block”, rrjeti i parë i kriptovalutës së parë e më të famshme, me të cilin u ‘gërmuan’ 50 bitcoinët e parë.
Nga atëherë ka kaluar ‘shumë ujë poshtë urave’ e sot janë 18.9 milionë përdorues dhe njësi të kriptovalutës që ka parë ulje e ngjitje të vazhdueshme.
Vetëm në prillin e vitit 2011 kuotimi kaloi nivelin 1 dollar dhe sot vërtitet te niveli 50 mijë dollarë, me një kapitalizim që arrin miliarda dollarë.
Pak muaj më parë, Bitcoin arriti nivelin më të lartë në 66 mijë dollarë.
Kjo kriptomonedhë tashmë është emërtuar si “ari digjital”, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në dokumentin “Bitcoin: A Peer-to-Peer Electronic Cash System” evidentohej se po krijohej “një urdhër i ri financiar” i bazuar në një valutë digjitale të programuar për të emetuar në kohë jo më shumë se 21 milionë njësi.
Sot jemi në 90 % të këtij totali. Duke analizuar faktin se në 13 vite janë ‘gërmuar’ rreth 18.9 milionë të tilla, 2.1 milionë e mbetura të Bitcoin do të duhet edhe së paku një shekull. Në bazën e analizave të bëra, bitcoini i fundit do të ‘minohet’ në shkurtin e vitit 2140.
Në fakt, 20 % e bitcoinëve të emetuar janë zhdukur, në kuptimin që janë të fshehura në rrjet dhe pronarët legjitimë i kanë humbur kredencialet për t’i rimarrë ato. ndaj bëhet e pamundur për këdo që t’i rikuperojë.
Bëhet fjalë për 3.7 milionë Bitcoin, sipas analizave të ‘Chainalysis’, me një vlerë të barabartë me 185 miliardë dollarë që ka shkuar në tym.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës









