Lajme
Të paktën 20 të vdekur si pasojë e sulmit ajror në Sudan
E diel, 3 Shtator 2023 - 22:40
albinfo.ch
Keystone
(Maheen S via AP)
Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë dy fëmijë, në një sulm ajror në kryeqendrën e Sudanit, raporton BBC, shkruan albinfo.ch.
Shumica e viktimave të sulmit, në lagjen Kalakla al-Qubba në jugperëndim të Khartoumit, janë varrosur nën rrënoja, teksa është raportuar për sulme me artileri e raketa në disa zona gjatë ditës së sotme.
Qindra persona kanë vdekur nga muaji prill, pasi ushtria e Sudanit dhe paraushtarakët e RSF-së kanë luftuar për të marrë kontrollin e Khartoumit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Sudanit, më tepër se 1100 persona kanë vdekur në gjithë shtetin, por shifrat pretendohet se janë dukshëm më të larta.
Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se gati 2.2 milionë janë zhvendosur brenda Sudanit dhe rreth gjysmë milionë janë strehuar në shtetet fqinje.