Kosova

Të pakënaqur me radhitjen, familja e Albina Kelmendit e quajnë të pavlerë Eurovisionin

Shqipëria, e cila u përfaqësua mbrëmë në Eurovision nga këngëtarja kosovare Albina Kelmendi dhe familja e saj, arriti të radhitet e 22-ta nga 26 vende përfaqësuese në Eurovizion.

Kjo radhitje shkaktoi pakënaqësi te bashkëshorti i Albinës, i cili ishte në vazhdimësi pjesë e ekipit të familjes Kelmendi. Ai e quajti të pavlerë festivalin evropian të këngës.

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzore nuk ka më vlera! Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare”, shkroi ai në rrjetet sociale.