Shkurt.ch

Të mos shpejtohet me kthimin e tamilëve

Dy organizata i kanë drejtuar organeve federale një peticion kundër “kthimit të ngutshëm" të tamilëve

Shoqëria për popujt e rrezikuar GfbV dhe Swiss Council of Eelam Tamils kanë shprehur brengosjen e tyre për pasojat e rënda që mund t`i kenë tamilët që riatdhesohen në Sri Lanka.

Të dy organizatat i kanë drejtuar organeve federale një peticion kundër “kthimit të ngutshëm” siç e kanë quajtur ata, të azilkërkuesve nga Sri Lanka.

Tamilët e Zvicrës kanë frikë se me rastin e kthimit do të arrestohen dhe torturohen shkraun news.search.ch.

Në fund të vitit 2010 në Zvicër jetonin 1800 tamilë në pritje të një përgjigjeje për kërkesat për azil që kanë bërë. Ndërsa, duke filluar nga muaji mars azilkërkuesit tamilë mund të dëbohen nga Zvicra.