Opinione
Të mos çvendoset misioni i fesë
Teritori i Republikës së Maqedonisë shtrihet në udhëkryqin e civilizimeve të mëdha. Duke qënë e tillë ajo në vetëvete gërsheton vlera të çmuara që janë të shtresuara te çdo pjesëtar të këtij nënqielli pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare. Në të njëtën kohë çdo njeri në kuader të kolektivitetit të vet, ka kultivuar devotshmëri për përkatësine e vet por njëherit edhe respekt dhe mirëkuptim edhe për përkatësinë e tjetrit. Në këtë frymë është kultivuar ky diversitet me shekuj dhe si i tillë ka qënë referencë e mirkuptimit dhe harmonisë në mes njerëzve.
Transformimet shoqërore dhe politike të këtij fillimshekulli mundësuan riafirmimin e vlerave fetare me çka u mundësua që çdo qytetar i kujdoqoftë komuniteti fetar ti përdor këto vlera lirshëm ,ti kultivojë si në jetën private poashtu edhe në atë sociale.
Fatkeqësisht, kohët e fundit, jemi dëshmitar të disa aktiviteteve që fenë respektivisht simboleve fetare po u m’veshin një mision tjetër duke i keqpërdoruar ato për qëllime politike të ditës. Këto veprime kanë marrë përmasa shqetësuese dhe po rrezikojnë të ç’vendosin misionin e shenjtë që feja dhe simbolet e saj kanë . Përdorimi i njëanshem dhe polemizues i simboleve fetare nga kushdoqoftë (komunitet, individ apo edhe institucion shtetëror) në rrethanat tona, rrezikon të ballafaqojë edhe komunitetet etnike si bartëse respektive të ndjenjave të ndryshme fetare. Këto veprime synojnë ç’rregullimn e harmonisë ndërfetare dhe ndëretnike që janë në kundërshtim edhe me ndjenjat e vërteta të qytetarëve si dhe me vet parimet bazike fetare të gjitha feve hyjnore.
Realizimi i një synimi të tillë do të jetë mohimi i qëllimeve dhe misionit të fesë si promovuese e paqes dhe toleancës dhe do të ketë pasoja të paparashikueshme për relacionet ndëretnike dhe ndërkulturore në Republikën e Maqedonisë. Realizimi i një qëllimi të tillë gjithashtu do të ishte sa antihistorik po aq edhe një tradhti ndaj shumë gjeneratave të kaluara që me aq mund e saktificë arritën të ruajnë këto vlera. Për më shumë do të kishte edhe elemente antifetare duke marrë parasysh misionin e vërtetë të feve.
Një rrjedhë e tillë e padëshirueshme, në kontekstin e rrjedhave të përgjithshme globale, ku shumë paudhësi dhe veprime jonjerëzore ndërmerren në emër të fesë, mund ta ngarkojë situatën edhe më shumë, gjë që nuk le hapësire për të qënë indiferent.
Prandaj mendoj se është momenti i duhur kur duhet të kyçen të gjithë instancat më të larta të të gjitha feve për të riafimuar qëllimet hyjnore dhe shpirtërore të fesë dhe njëzërit të deklarohen kundër keqpërdorimit të fesë dhe simboleve të saj të shenjta, për qëllime politike dhe për çdo qëllim tjetër që nuk është në misionin e saj hyjnor.
Duke patur parasysh edhe dimesionin rajonal dhe rrjedhat shqetësuese që zënë vendin e Kryelajmit në shumë media ndërkombltare, këtë thirrje mund t’ia adresojmë edhe instancave më të larta ndërkombëtare përkatëse-autoriteteve fetare, me qëllim që kjo çështje, keqpërdorimi i fesë dhe simboleve fetare, të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Kam shpresën që mbas nje qëndrimi të qartë nga autoritetet fetare edhe institucionet shtetërore do ta kuptojnë më mirë rolin dhe pozitën e vet në relacion me fenë .
Politika le ti realizojë synimet me mjetet e veta të lejueshme dhe le ti lejojë njerëzit, secili me bindejt e veta, të jetojë në paqë me Zotin dhe fqinjin.
Azis K. Pollozhani
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?