Lajme

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi shfaqin probleme

Shumë prej tyre kanë frikë në flenë gjumë, të tjerë kanë frikë të qëndrojnë brenda mureve. Madje disa prej tyre kanë nisur të kenë frikë edhe nga malet që kanë qenë burimi i tyre i mirëqenies.

Të mbijetuarit e tërmetit katastrofik në Turqi, e sidomos në Antakia e lashtë, po vuajnë në heshtje fatkeqësinë që vrau më shumë se 50,000 njerëz dy muaj më parë. Cuma Zobi e njeh mirë këtë ndjenjë.

 “Unë nuk fle më, shkoj në shtrat në orën 3 të mëngjesit dhe zgjohem në 5, 6 të mëngjesit,  Edhe djali im ishte në Antalia dhe tani është kthyer të më shohë për një javë, zgjohet disa herë duke bërtitur natën, për shkak të tërmetit”, tha Cuma Zobi, rojë sigurie.

Psikiatri vullnetar, Eralp Turk, përpiqet të shërojë ankthin duke u endur rreth zonës së fatkeqësisë me një kuti plot me pilula në makinën e tij dhe një bllok shënimesh për regjistrimin e emocioneve.

 “Tri çrregullimet mendore më të shpeshta me të cilat përballemi aktualisht janë reagimet e rënda të stresit, reagimet e pikëllimit të lidhura me humbjet dhe së fundi rishfaqja e sëmundjeve të vjetra psikiatrike që janë zgjuar nga tërmeti te pacientët”, tha Eralp Türk, psikiatër vullnetare në zonën e tërmetit

Në ditën e fatkeqësisë, foshnja e Sevgit ishte vetëm 15-ditëshe. Tani kjo nënë e re jeton me frikë.

“Ka pasur tërmet dhe ende toka dridhet nganjëherë. Kështu që  pa dyshim ndiej frikë. Dhe nuk është në  frikë vetëm  për mua, por për fëmijën tim, ne jemi të shqetësuar”, tha Sevgi Dagli.

Shumë nga qytetarët që humbën shtëpitë e tyre po shfaqin simptoma të çrregullimit të stresit posttraumatik, e ndoshta do të duhet shumë kohë të rimarrin veten./euronews