Kosova
Te “Lutian Home” gjeni rehatinë për ambientet e shtëpisë suaj
“Lutian Home” operon në tregun kosovar që prej viteve 90` dhe sot menaxhohet nga një staf profesional me përvojë pune që përbëhet nga 40 punëtorë
E specializuar në sektorin e pllakave, qeramikës, porcelanit dhe sanitarisë, “Lutian Home” është një ndër qendrat më të sofistikuara të këtij lloji në Kosovë. Ne një showroom mbi 4000m2, gjeni të ekspozuara produkte nga vende të ndryshme të botës të cilat dizajnohen dhe realizohen si projekt në mënyrë të detajuar dhe me profesionalizëm. Kualiteti dhe shërbimi janë shtyllat kryesore të kësaj kompanie.
“Lutian Home” operon në tregun kosovar që prej viteve 90`, si një biznes familjar, por që në tërësi menaxhohet nga një staf jo-familjar profesional me përvojë pune dhe momentalisht ky ekip përbëhet nga 40 punëtorë.
Vitet e fundit “Lutian Home” kryeson në treg me sjelljen e brendeve të reja të cilat i përshtaten kohës dhe stilit modern. E veçanta e kësaj kompani është që mund t’i bëjë të gjitha produktet në mënyrë të personalizuar sipas kërkesës së klientit, në një kohë rekorde. Ky personalizim përfshin përshtatjen e dimensioneve sipas projektit të blerësit, ndërrimin e ngjyrave të produktit në varësi të shijes si dhe kombinimin në strukturën dhe dizajnin e produkteve me arkitekturën e projektit final.
Për të gjithë ata klientë të cilët dëshirojnë që shtëpitë e tyre, apartamentet, objektet e punës etj., të kenë një interier të dizajnuar me stile të ndryshme duke filluar prej atij minimalist modern e deri tek klasik dhe modern luksoz, “Lutian Home” është vendi ku mund t’i gjejnë ato, me një cilësi të lartë.
Nga vet përgjegjësit e kësaj kompanie thuhet që për shitje, në qendrën e tyre gjenden produkte ekskluzive. Produkte dhe shërbime këto që sipas klientëve hyjnë në rangun e shërbimeve dhe kualitetit perëndimor. Ndër blerësit më të shpeshtë janë ata nga diaspora, të cilët vlerësojnë që e njëjta cilësi në “Lutian Home” gjendet 50% më lirë se në vendet jashtë Kosovës. Por tashmë shihet edhe një rritje e shitjes brenda Kosovës ku vërehet një vlerësim i asaj që blihet, pavarësisht çmimit.
Për ta zbukuruar ambientin e juaj, kjo kompani ofron produkte porcelani, pllaka të qeramikës për banjë, pllaka për dysheme, pllaka për kuzhinë, shkallë, gurë dhe shumë punime të tjera unike. Dimensionet e ndryshme te pllakave i gjeni si; 120×240, 160×320 , 60×120 etj., si dhe dollapë të veçantë me porosi dhe tulla dekorative. Pra, dizajnimi, shitja, transporti vjen si pako për ta realizuar një projekt deri në fund.
Kjo qendër sanitarie synon të qëndrojë në treg gjithmonë më dinamik dhe më i specializuar dhe vazhdimisht investon në një staf fleksibil i cili qëndron afër me klientin për çdo kërkesë, nevojë dhe dëshirë të tyre si dhe vazhdimisht bashkëpunon për të sjellë risi dhe cilësi në këtë industri.
Qëllimi i kësaj kompanie është të krijojë ambiente cilësore përmes produkteve të tyre të cilat e shndërrojnë një hapësirë në një nivel të lartë të dizajnit të brendshëm.
“Lutian home“ pozicionohet mes kompanive evropiane si nga cilësia ashtu edhe nga shërbimet e saj prandaj është e hapur për bashkëpunim si dhe garanton marrëdhënie profesionale pune me çdo klient duke i përmbushur kërkesat e tyre të kësaj fushe.
Sallonin me shumëllojshmëri e kategori të ndryshme e gjeni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj km3 me një super objekt ku mund të gjeni zgjidhje për idetë e krijimit të ambienteve të juaja. Gjithashtu galerinë e kësaj kompanie e gjeni edhe në website-in: lutianhome.com
Të gjitha produktet, të personalizuara
E veçanta e kësaj kompani është që mund t’i bëjë të gjitha produktet në mënyrë të personalizuar sipas kërkesës së klientit, në një kohë rekorde. Ky personalizim përfshin përshtatjen e dimensioneve sipas projektit të blerësit, ndërrimin e ngjyrave të produktit në varësi të shijes si dhe kombinimin në strukturën dhe dizajnin e produkteve me arkitekturën e projektit final.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve