Gjuha
Të lirohen nga pagesat studentët nga Kosova
Gjatë vizitës dyditore në Austri, ministri Murati u takua me drejtorin e përgjithshëm për integrime në Ministrinë për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme në Austri, Stefan Stainer
Stainer e njoftoi ministrin Murati për integrimin e komuniteteve në shtetin austriak, në veçanti atij shqiptar.
Në këtë takim u vlerësua lart niveli i integrimit të komunitetit tonë në Austri.
Ndërkaq, ministri Murati i njohu nikoqirët me objektivat e Ministrisë së Diasporës, në veçanti për punën që është bërë për krijimin e rrjeteve në diasporë, konkretisht krijimin e Rrjetit të bizneseve dhe atij të studentëve dhe shoqatave shqiptare në Austri.
Ministri Murati kërkoi nga Stainer që të intensifikohet bashkëpunimi me këto rrjete, thuhet në një komunikatë të MeD-it
Po ashtu, sa i përket diasporës sonë, u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, aktiviteteve kulturore dhe investimeve.
Veçanërisht, ministri Murati u interesua për mundësinë e lirimit të pagesave të semestrit për studentët nga Kosova që studiojnë në Austri ose thjeshtësimin e procedurave të punës për këta studentë, ashtu siç u mundësohet studentëve nga Bashkimi Evropian.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














