Zhvillim
Të jetosh dhe të japësh mësim profesional një vit në Shqipëri
Kërkohen mësues ose drejtues shkollorë me përvojë, të cilët do të punonin një vjet në një shkollë profesionale duke filluar nga vera e këtij viti

Në kuadrin e iniciativës “Skills for Albania, teach and live in Albania”, (Kompetencat për Shqipërinë, mëso dhe jeto në Shqipëri) shteti Shqiptar synon të bëjë reformimin e arsimit profesional duke u bazuar në eksperiencën zvicerane. Njëkohësisht ai synon që përmes kësaj eksperience të luftojë papunësinë e të rinjve.
Për të realizuar këtë, kërkohen mësues ose drejtues shkollorë me përvojë, të cilët do të punonin një vjet në një shkollë profesionale duke filluar nga vera e këtij viti.
Në vazhdim, teksti i Konkursit për profilet që i nevojiten shkollës profesionale shqiptare, kushtet që duhet plotësuar për konkurrim si dhe oferta e shtetit shqiptar:
Jeni mësues me përvojë, administrator shkolle ose trajnues profesional? Jeni në kërkim të një mundësie për të bërë ndryshim në jetën e të rinjve dhe për të riorganizuar të ardhmen e një kombi të tërë? A dëshironi të jetoni dhe të punoni në njërin nga vendet e ruajtura në mënyrën më sekrete në Evropë? Nëse dëshironi të jeni pjesë e një iniciative interesante të tipit të forcave paqësore që synon të ndihmojë të rinjtë për tu përgatitur më mirë për tregun e punës dhe të luftojë njërën ndër sëmundjet më të renda të shoqërisë moderne, atëherë kjo është mundësia që ju ofrohet.
Duke njohur nevojat dhe rolin strategjik të trajnimit profesional dhe të edukimit kundër papunësisë, Ministria Shqiptare e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, ka kënaqësinë të shpallë nismën: “Kompetencat për Shqipërinë”. Kjo iniciativë synon të rekrutojë administratorë të nivelit të lartë dhe mësues me përvojë disavjeçare në formimin profesional dhe/ose përvoja tjera arsimore në gjithë botën.
Kush jemi ne?
Shkollimi profesional në Shqipëri aktualisht është opsioni më i mirë për të luftuar papunësinë e të rinjve. Për herë të parë shkollat tona profesionale po aplikojnë për sistemin dual (të dyfishtë) i cili konsiston në së paku 30 për qind të pjesës praktike, si plotësim për mësimet teorike ashtu si dhe integrimin dhe funksionimin e bordeve të shkollave administrative.
Falë fushatës së gjerë të ndërmarrë gjatë vitit që shkoi, numri i kandidatëve është shtuar për 40 për qind krahasuar me atë të kasës së diplomuar në vitin 2014. Sot, shkollat tona shërbejnë më shumë se 6000 studentë të cilëve u ofron 44 profesione të ndryshme. Guidën e kompletuar të shkollave tona, lokacioneve ku gjenden ato dhe profileve si dhe të dhënave plotësuese e gjeni në www.vet.al.
Çfarë po kërkojmë ne?
Kandidatët e suksesshëm duhet të plotësojnë kriteret në vazhdim:
Të jenë të licencuar në pajtim me kriteret që vlejnë në vendin ku është dokumentuar përvoja e tyre.
Të kenë vullnet për të jetuar pranë komunitetit ku janë shkollat dhe të punojnë së paku një vit akademik, me fillim në shtator të vitit 2015-02-16.
Disa njohuri elementare rreth Shqipërisë dhe/ose njohuri nga përvojat e mëhershme të jetës ose punës në Shqipëri janë të dëshirueshme por jo të domosdoshme.
Të kenë vullnetin për t`iu nënshtruar provimeve për kualifikim në pajtim me kuadrin e funksionimit të arsimit profesional në Shqipëri.
Çfarë ofrojmë ne
Një eksperiencë unike jetësore ashtu si dhe akomodimin elementar, biletë udhëtimi si dhe kompensimin sipas nivelit vendor.
Si të aplikohet
Kandidatët e interesuar duhet të kompletojnë formularët e paraparë për aplikim dhe kur tu kërkohet të aplikojnë, ata ta dërgojnë kopjen e shkrimit të tyre elektronike ose me email në Skills@sociale.gov.al jo më vonë se më 31.03.2015.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)