Portrete të firmave
Të jesh kontabilist në Zvicër është përgjegjësi
“Çdo e 13-ta kompani që hapet në Zvicër e ka aksionarin apo menaxherin shqiptar, që do të thotë që janë rreth 3000 kompani që hapen nga shqiptarët”, thotë Plotmir Emini
Plotmir Emini është kontabilist i lartë në “Numarics”, kompaninë e njohur të kontabilitetit, auditimit dhe financave. Në intervistën për Albinfo.ch ai tregon për natyrën e punës së kontabilistit, numrin e punonjësve shqiptarë në kompaninë ku punon ai, për kushtet e themelimit të kompanive, dallimin në mes të këtij procesi në Zvicër dhe në Kosovë, etj.
Albinfo.ch: Çka do të thotë të jesh kontabilist në Zvicër?
Emini: Profesioni i kontabilistit është një nga profesionet më të kërkuara në Zvicër. Të jesh kontabilist do të thotë të përgatitësh, regjistrosh dhe sistemosh të dhënat e një personi fizik apo juridik sipas kuadrit ligjor tregtar dhe tatimor, të hartosh pasqyrat përmbledhëse dhe të kujdesesh për interesat e klientëve para organeve tatimore.
Albinfo.ch: Ju punoni në “Numarics” që është një kompani tashmë e njohur e kontabilitetit, auditimit dhe financave dhe që ka sfiduar edhe gjigantët zviceranë të kontabilitetit. A mund të na thoni diçka për historinë tuaj, çfarë rruge keni ndjekur deri këtu?
Emini: Në vitin 2009 pasi mbarova praktikën/zanatin në një kompani të njohur financiare kisha dëshirë që të zgjeroj njohuritë e mia sa i përket fushës së kontabilitetit dhe fillova të angazhohem edhe më shumë në këtë profesion. Në vitin 2016 përfundova edukimin për certifikatën federale Zvicerane në Financa dhe Kontabilitet. Gjatë arsimit në AKAD Zürich fillova që të kryej shërbime administrative dhe financiare për disa shokë të afërt. Kështu filloi puna ime si konsulent financiar, kontabilist ose Treuhänder duke arritur që në vitin 2018 të themeloj kompaninë time këtu në Zvicër. Në vitin 2020, tre muaj pasi isha zhvendosur në një zyrë tjetër, filluam bisedimet e para me Numarics dhe arritëm që të bashkëpunojmë së bashku në të ardhmen për një kontabilitet më efecient dhe digjital.
Albinfo.ch: Në cilat fusha jeni më të specializuar dhe ku jeni më të fokusuar?
Emini: Unë jam një “Treuhänder”, që do të thotë një konsulent që ofron shërbime financiare për kompani të ndryshme në një organizatë “Kleinstunternehmen” dhe “Kleine Unternehmen” (ndërmarrjet më të vogla dhe ndërmarrjet e vogla). Më poshtë, në grafikë, është klasifikimi sipas madhësisë së ndërmarrjeve.
Albinfo.ch: Të kesh një kontabilist të besueshëm është shumë me rëndësi në Zvicër!
Ju jeni kontabilist i shumë firmave shqiptare. Sa të suksesshme janë bizneset e shqiptarëve në Zvicër?
Emini: Shqiptarët në përgjithësi janë punëtorë shumë të përkushtuar dhe të motivuar. Këtu në Zvicër kanë arritur që për një kohë shumë të shkurtër të kenë njohuritë dhe përvojën e nevojshme për të konkurruar edhe me kompanitë më profesionale dhe të “etabluara”. Tani për tani është vetëm gjuha dhe konkurrenca akademike ku duhet të përkushtohemi për të ardhmen.
Albinfo.ch: A flet edhe shqip “Numarics”?
Emini: Sigurisht që po. Në kompaninë tonë nga 160-170 punëtorë, kemi përafërsisht 40 punëtorë që flasin shqip.
Albinfo.ch: Sa mund të jetë numri i firmave të shqiptarëve, a ekziston ndonjë statistikë?
Emini: Përafërsisht në Zvicër jetojnë 400-500 mijë shqiptarë me ose pa nënshtetësi zvicerane. Çdo e 13-ta kompani që hapet në Zvicër e ka aksionarin apo menaxherin shqiptar, që do të thotë që janë përafërsisht 3000 kompani që hapen nga shqiptarët. Aty ku është numri i banorëve shqiptarë më i lartë, aty hapen më së shumti kompanitë e reja.
Albinfo.ch: Në cilin sektor janë përqendruar shqiptarët?
Emini: Një numër i madh i shqiptarëve kanë ardhur në Zvicër për të zhvilluar ndërtimtarinë dhe infrastrukturën e Zvicrës dhe kanë vazhduar në këto profesione edhe sot. Pjesa më e madhe e aktiviteteve të kompanive shqiptare këtu përfshin punët e ndërtimit të objekteve të ndryshme dhe mirëmbajtjen e po atyre.
Albinfo.ch: Ju keni filluar të transformoheni nga sistemi konvencional i kontabilitetit, në atë digjital, sa është i vështirë ky kapërcim?
Emini: Ky është një hap i pashmangshëm. Disa procese zyrtare janë shumë të vështira dhe të obligojnë që të krijosh procese sa më efeciente dhe efikase. Digjitalizimi është i nevojshëm kur edhe klientët janë të përfshirë në përdorimin e pajisjeve digjitale dhe ne e ndjejmë lehtësimin në realizimin e punëve.
Albinfo.ch: Sa shpejt mund të themelohet një firmë në Zvicër ?
Emini: Procesi për të themeluar një kompani, subjekt juridik (GmbH os AG ) zgjat 2-3 javë, mjafton që të përmbushen kushtet financiare dhe vendimi i emrit të kompanisë.
Albinfo.ch: Zgjedhja e formës së duhur juridike firmë individuale, GmbH ose AG?
Emini: Zgjedhja e formës së duhur varet nga ideja dhe planet e personave që dëshirojnë të themelojnë një kompani. GmbH dhe AG dallojnë vetëm në kushtet financiare. Por që sigurimet dhe mirëmbajtja e një GmbH/AG është më e shtrenjtë se te kompanitë individuale.
Albinfo.ch: Kapitali aksionar apo para të gatshme?
Emini: Kapitali për një GmbH ose AG duhet të jetë para e gatshme. E kam vërejtur që disa themelues të kompanive të ndryshme mendojnë se paratë që investohen për themelimin e kompanisë mund ti kthejnë përsëri në konto private të themeluesit. Ky veprim nuk është i saktë dhe zbatimi i tij mund të shoqërohet me disa pasoja financiare. Çdo person që dëshiron të themelojë një kompani duhet të ketë njohuri rreth kushteve financiare që kërkohen për një formë juridike për shembull për një GmbH kërkohet kapital fillestar prej 20000.00 CHF për të hapur kompaninë, por që kjo vlerë nuk është borxh i themeluesit.
Albinfo.ch: Cili është dallimi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, sa u përket procedurave të hapjes së firmave?
Emini: Sa u përket procedurave të hapjes së biznesit në Kosovë nuk ka ndonjë dallim të madh në krahasim me Zvicrën. Mund të cekim se biznesi individual B.I, Ortakëri e kufizuar ose SHPK mund të themelohet edhe pa kapital të deponuar në bankë, ndërsa për Shoqëritë Aksionare (AG) shuma e kapitalit fillestar duhet të jetë së paku 10000.00 E. Pra mund të dallojnë vetëm sa i përket vlerës së kapitalit fillestar. Për secilin lloj të biznesit duhet të dorëzohen dokumente që kërkohen sipas ligjit për shoqëritë tregtare.
Albinfo.ch: A mundet një i huaj të hapë një firmë në Zvicër?
Emini: Një person i huaj në Zvicër mund të hapë një kompani vetëm me vendbanim në Zvicër dhe më së paku me Lejen e Qëndrimi B (Aufenthaltsbewilligung B).
Albinfo.ch: Cilat janë pyetjet që ju drejtohen më së shumti?
Emini: A mundem ta tërheq shumën e investuar 20000.00 CHF pasi ta hapi kompaninë, (hahaha).
Albinfo.ch: Si ndjeheni kur duhet edhe të mbyllni një firmë, dhe cilat janë procedurat?
Emini: Edhe pse ne shqiptarët jemi shumë punëtorë, kjo nuk do të thotë që edhe si menaxherë të kompanisë do të arrijmë gjithmonë synimet tona. Unë personalisht do të dëshiroja që të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Deri tani nuk kam dëgjuar për një bashkëpunim ndërmjet dy kompanive shqiptare, për të arritur qëllimet e tyre së bashku dhe për të konkurruar në tregjet botërore. Asnjëherë nuk ndihem mirë në qoftë se një kompani mbyllet prandaj nuk i ndjek procedurat e tyre.
Albinfo.ch: Çfarë thonë statistikat: më shumë hapen firma apo mbyllen, nëse merret parasysh inflacioni dhe problemet tjera ekonomike?
Emini: Sipas statistikave të vitit 2021 gjithsej janë: 50,000 kompani të hapura
28,749 kompani të mbyllura për arsye të ndryshme (14,081 ende me lëndë të hapur dhe 14,668 me lëndë të mbyllura).
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve