Kosova

Dogana e Kosovës, më shumë se 400 milionë euro të hyra

Dogana e Kosovës ka rritur të hyrat për afro 30 milionë euro gjatë pesë muajve të këtij viti, duke kaluar shifrën 400 milionë euro.

Përmes një komunikate, ata kanë njoftuar për një rritje prej 7.6 për qind, përcjell albinfo.ch.

“Që nga themelimi i Doganës e deri tani asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milionë euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në 5-mujorin e parë. Dogana ka arritur që deri tani të grumbullojë 412 milionë euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, por edhe disa vjetëve paraprake, tregon rritje të theksuar”, thuhet në komunikatë.

Ata po ashtu kanë thënë se në vitin e kaluar, në këtë periudhë kishin të hyra në lartësi prej 383 milionë eurosh.