Integrimi
Të huajt të pakënaqur me shtetësinë e dyfishtë
Komuniteti turk në Gjermani është i zhgënjyer nga marrëveshja e koalicionit qeverisës mbi shtetësinë e dyfishtë
“Ky është një ligj, që zgjat detyrimin për të pasur një opsion”, i tha kryetari i komunitetit turk në Gjermani, Kenan Kolat agjencisë së lajmeve dpa.
Detyrimi për të zgjedhur një opsion nuk hiqet me të vërtetë. Në vend të kësaj krijohet një burokraci e re. Për më tepër është e paqartë, se çfarë do të ndodhë me ata, që duhet të dorëzonin njërën nga pasaportat.
Deri tani Gjermania lejon që vetëm qytetarët e BE dhe zviceranët të kenë dy pasaporta. Megjithatë edhe qytetarët e shumë vendeve të tjera mund të marrin krahas pasaportës së tyre fillestare pa ndonjë problem të madh edhe pasaportë gjermane.
Nga ana tjetër fëmijët e lindur në Gjermani nga familje emigrantësh, të cilët kur lindin përfitojnë fillimisht pasaportën gjermane dhe pastaj një tjetër, duhet të vendosin deri në moshën 23 vjeçare për nënshtetësinë.
Kjo ka të bëjë kryesisht me gjermano-turqit. Unioni Kristian Demokrat (CDU), Unioni Kristiansocial (CSU) dhe partia socialdemokrate (SPD) ranë dakord pa rrugëtimit të gjatë, që ta heqin këtë rregull, por vetëm për ata, që kanë lindur në Gjermani dhe që janë rritur këtu.
Të enjten ministri i Brendshëm Thomas de Maizière (CDU) ministri i Drejtësisë Heiko Maas (SPD) zgjidhën çështjet e fundit të diskutueshme dhe ranë dakord për një projektligj.
Sipas tij detyrimin për të zgjedhur një opsion duhet të hiqet për ata fëmijë të prindërve të huaj, të cilët deri kur janë bërë 21 vjeç, kanë jetuar të paktën tetë vjet në Gjermani, ose kanë shkuar gjashtë vjet në shkollë këtu. Ata lejohen të mbajnë vazhdimisht të dy pasaportat.
Të rinjtë sipas planeve mund të bëhen vetë aktivë, para se të mbushin 21 vjeç dhe të aplikojnë për shtetësinë e përhershme të dyfishtë, në qoftë se ofrojnë provat e nevojshme. Në këtë rast ata duhet të dëshmojnë së paku tetë vjet qëndrimi në Gjermani, apo gjashtë vjet shkollë.
Përndryshe si dëshmi mjafton edhe një diplomë universiteti, apo kryerja e formimit profesional
Nëse të rinjtë nuk e marrin vetë iniciativën, atëherë autoritetet nga ana e tyre shqyrtojnë, nëse janë plotësuar kushtet për nënshtetësinë e dyfishtë, sapo dikush mbush 21 vjeç.
Kolat kritikoi se procesi është tepër kompleks. Vetëm një numër i vogël i të prekurve nuk rriten në Gjermani.
“Përse bëhet një ligj kaq i komplikuar për një pakicë të vogël”, pyet ai. “Kjo krijon më shumë burokraci se deri tani.”
Komuniteti turk kishte kërkuar heqjen e pakushtëzuar të detyrimit të mbajtjes së një opsioni dhe pranimin e përgjithshëm të nënshtetësisë së dyfishtë.
Edhe SPD kishte shkuar me këtë kërkesë në bisedimet me Unionin por pa arritur ta realizojë. Megjithatë, ose pikërisht për këtë arsye, edhe tek socialdemokratët ziejnë kritikat për kompromisin e arritur tani.
Kryeministri i landit Schleswig-Holsteins, Torsten Albig, e quajti rezultatin “shumë të pakënaqshëm”.
Ai i tha gazetës “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”: “Mbetet një përbindësh burokratik gjigant dhe armiqësor ndaj integrimit.
” Schleswig-Holstein si dhe të dy landet Baden-Württemberg dhe Rheinland-Pfalz vazhdojnë të angazhohen për heqjen e plotë të detyrimit për të zgjedhur një opsion në pasaportën e dyfishtë
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës