Lajme

Të huajt që bëjnë thirrje për urrejtje, duhet të largohen nga Zvicra

Komisioni RK kërkon që të gjithë të huajt, të shpallur fajtorë për nxitje të urrejtjes sipas Kodit Penal, të dëbohen automatikisht nga vendi

Të  huajt që janë dënuar për gjuhë të urrejtjes sipas kuptimit të ligjit penal kundër racizmit duhet të largohen nga Zvicra. Kjo është ajo që synon një shumicë e ngushtë e komisionit përgjegjës të Dhomës së Kantoneve (senatit) të Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Me 3 vota pro dhe 3 kundër si dhe me një votë vendimtare të Presidentit Daniel Jositsch (PS/ZH), Komisioni Ligjor i dhomës së përmendur (RK-S) miratoi një nismë parlamentare me këtë kërkesë, shkruan sda.ch. Kështu ka bërë të ditur Komisioni Ligjor i Këshillit Kombëtar.

Pasi Komisioni i Dhomës së Kantoneve të thotë po, Komisioni i Dhomës tjetër, asaj Nacionale mund të hartojë një model përkatës.

Nisma kërkon që të gjithë të huajt, të shpallur fajtorë për nxitje të urrejtjes sipas nenit 261bis të Kodit Penal të dëbohen automatikisht nga vendi. RK e  Dhomës Nacionale e miratoi atë me 13 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenime.