Shkurt.ch
Të huajt “pa letra” të Cyrihut mund të bëhen me një dokument identiteti
Si model për një dokument të tillë, Këshilli për të huaj ka marrë një kartë të ngjashme identiteti që ka krijuar qyteti i Nju Jorkut
Këshilli për të Huaj i qytetit të Cyrihut u ka propozuar autoriteteve të qytetit që të krijojnë një kartë identiteti për të huajt “pa letra” (Sanspapiers) që do të vlente vetëm në Cyrih dhe kryesisht për të huajt pa letra që jetojnë në Cyrih.
Një përfaqësuese e këtij këshilli e ka arsyetuar para gazetës “Schweiz am Sonntag” kërkesën për të ashtuquajturin “City ID” si nevojë që kanë njerëzit pa letra për të treguar identitetin e tyre në mungesë të një pasaporte të vlefshme, transmeton albinfo.ch.
Si model për një dokument të tillë këshilli ka marrë një kartë të ngjashme identiteti që ka krijuar qyteti i Nju Jorkut.
Departamenti presidencial i qytetit të Cyrihut ka treguar gatishmëri për të shqyrtuar një propozim konkret që do të paraqitej për këtë dokument. Por ai njëherësh tërheq vërejtjen për vështirësitë e mundshme që paraqet jetësimi i një nisme të tillë. Kjo veç tjerash për faktin se autoritetet kanë si obligim zyrtar të paraqesin (denoncojnë) personat pa letra dhe në këtë rast ata duhet ta kryejnë obligimin e tyre.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë