Fotolajmi

Të huajt në Gjermani, përafërsisht sa popullsia e Belgjikës ose e Greqisë

Gjermania ka aq shumë të huaj, saqë mund të krahasohet me popullatën e një vendi të mesëm evropian.

Sipas të dhënave të fundit, të paktën njëmbëdhjetë milionë emigrantë dhe fëmijë emigrantësh kanë vendbanimin e tyre në ekonominë më të madhe të Evropës. Kështu, popullsia e huaj e Gjermanisë korrespondon përafërsisht me popullsinë e Belgjikës ose të Greqisë.

Në dekadat e fundit pjesa e të huajve është rritur në mënyrë masive. Nëse më pak se pesë për qind e popullsisë në vitet 1970 ishin shtetas jogjermanë, shifra tani është 13.3 për qind.
Kjo mund të shihet në raportin e ri të migracionit të paraqitur nga zyra e statistikave evropiane, Eurostat.

Në fakt, Evropa po përjeton lëvizjen më të madhe migratore të dekadës së kaluar. “Në vitin 2015, një numër prej 4.7 milionë njerëzish kanë emigruar në një nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa së paku 2.8 milionë njerëz kanë lënë vendin e tyre”.

Sipas Eurostat, më shumë se gjysma e emigrantëve në vitit 2015, pra 2.4 milionë, nuk ishin shtetas të BE-së.

Si rezultat i valës së migrimit në vitin 2015, numri i të huajve joevropianë në Bashkim është rritur në 20.7 milionë. Kjo pothuajse korrespondon me popullsinë e Australisë. Përveç kësaj, ka 16 milionë më shumë njerëz që jetojnë në një vend tjetër të BE-së se në vendin, të cilin ata kanë lindur.

Meqenëse BE ka një popullsi prej gjysmë miliardë, qytetarët e huaj jashtë BE-së ende nuk përbëjnë një përqindje relativisht të vogël të popullsisë së përgjithshme, përkatësisht 4.1 për qind.

Numri më i madh i emigrantëve joevropianë kanë zgjedhur Gjermaninë si shtëpinë e tyre të re. Eurostat vlerëson se të huajt jashtë BE-së në Republikën Federale të Gjermanisë do të jenë 8.7 milionë; në ish-shtetin anëtar dhe në Mbretërinë e Bashkuar është 5.6 milionë, në Itali pesë milionë, në Spanjë dhe në Francë 4.4 milionë.

Pa dyshim, qëllimi numër një në këtë dekadë është Gjermania. Vetëm në vitin 2015, në vitin e “krizës së refugjatëve”, 1.5 milionë njerëz ishin në ekonominë më të madhe të Evropës, dy herë më shumë se në Mbretërinë e Bashkuar, e cila absorboi 632,000 njerëz. Franca në të njëjtin vit pranoi vetëm 364,000 emigrantë ndërsa Spanja 342,000 njerëz.

Në raport me të gjithë popullsinë, përqindja e emigrantëve në Gjermani është mjaft e lartë. Me 13.3 për qind, Republika Federale tani arrin nivelin e vendeve të emigracionit klasik. Në krahasim, Franca ka një normë të të huajve për vetëm nën 12 për qind.

Megjithatë, Eurostat rendit pesë vende të BE-së, ku përqindja e emigrantëve është edhe më e lartë. Këto janë Belgjika, Irlanda, Suedia, Austria dhe Luksemburgu. Në Norvegji dhe Suedi ka më shumë të huaj se sa në Gjermani.

Lista e shteteve të BE-së me një përqindje të lartë të të huajve është pothuajse gjithmonë e pasur dhe ekonomikisht e suksesshme.

“Migrantët preferojnë vendet e pasura si një destinacion, sepse ata janë më të suksesshëm në vlerësimin e mundësive dhe perspektivave të tregut të tyre të punës”, shpjegon Panu Poutvaara, hulumtues i migrimit në Institutin «Ifo» në Mynih, përcjell albinfo.ch.

Kjo gjithashtu shpjegon pse normat e të huajve janë shumë më të ulëta në Evropën Lindore se sa në Perëndim. Më së paku emigrantë ka në Hungari, në Republikën Çeke, Sllovaki, Bullgari, Rumani dhe Poloni.

Pavarësisht nëse emigrantët ndihen të mirëpritur apo jo, të ardhurat janë dukshëm më të këqija se në Evropën Veriore dhe Perëndimore. Për shembull, prodhimi ekonomik (BPV) për kokë banori në Rumani është vetëm rreth një e katërta e nivelit gjerman.