Shkurt.ch
Të huajt, më “patriotë zviceranë” se vetë zviceranët
90% të frankofonëve dhe 79 % të gjarmanofonëve kanë pohuar se 1 gushti është një ditë me rëndësi për ta
Një anketë e realizuar në prag të festës kombëtare të Zvicrës, 1 gushtit, është marrë me përcaktimin e shkallës së patriotizmit të zviceranëve po edhe të të huajve që jetojnë në Zvicër.
Sondazhin e ka kryer instituti për hulumtimin e opinionit Demoscope dhe në të kanë marrë pjesë 500 veta nga të gjitha rajonet e Zvicrës, shkruan 20minuten.ch.
Interesante në këtë sondazh është se të huajt kanë rezultuar më “patriotë zviceranë” sesa vetë zviceranët. Po ashtu, ndryshe nga sa perceptohet, zviceranët frankofonë dalin më të frymëzuar me patriotizëm se sa ata gjermanofonë.
Përderisa 90 për qind të frankofonëve (Zvicra romande) kanë pohuar se 1 gushti është një ditë me rëndësi për ta, kanë qenë vetëm 79 % të zviceranëve gjarmanishtfolës që kanë pohuar të njëjtën.
Njëra nga pyetjet e sondazhit që u është drejtuar pjesëmarrësve ka qenë nëse ata do të marrin pjesë në ndonjë manifestim kushtuar 1 gushtit.
31 për qind të zviceranëve të Romandisë janë përgjigjur me po, ndërkohë që në mesin e gjermanofonëve kanë qenë 21 për qind të mendimit të njëjtë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor