Tematike
Të huajt me “F” mund të ndërrojnë kantonin por u ndalohet udhëtimi jashtë Zvicrës
Atyre do t`u bëhet i mundur ndërrimi i kantonit, në rast se kanë gjetur punë në një kanton tjetër nga ai ku banojnë
Qeveria e Zvicrës do të bëjë ndryshime në statusin e azilkërkuesve me leje të përkohshme qëndrimi (me “Vizë F”). Atyre, me një projektligj të ri që është dërguar në parlament, do t`u lehtësohet qasja në tregun e punës ndërkohë që do t`u vështirësohet shumë mundësia për udhëtim në vendin e prejardhjes, shkruan albinfo.ch.
Këto ndryshime në Ligjin për të Huajt dhe Integrimin, qeveria e vendit i ka propozuar në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, më 21 gusht, thuhet në një komunikatë të Këshillit Federal. Ndryshime janë dërguar në parlament, ku do të procesohen deri më 22 nëntor 2019.
Njëra risi e ndryshimeve të përmendura ka të bëjë me lehtësimin e integrimit të kësaj kategorie të të huajve në tregun e këtushëm të punës. Kështu, atyre do t`u bëhet i mundur ndërrimi i kantonit, në rast se kanë gjetur punë në një kanton tjetër nga ai ku banojnë. Deri tash, personat me status F kanë qenë të kufizuar për të punuar vetëm brenda kantonit, shkruan albinfo.ch.
Por, edhe me ndryshimin e pritshëm, ata mund ta ndërrojnë kantonin vetëm nëse tashmë kanë gjetur punë në kantonin tjetër ose kanë kryer ndonjë kualifikim profesional për një kohë të gjatë dhe me kusht që të mos jenë duke marrë ndihma sociale. Kriteri i fundit ka për qëllim uljen e varësisë nga ndihmat sociale, varësi kjo që sot është mjaft e lartë në këtë kategori.
Sipas projektligjit, rreth 40,000 persona me F në Zvicër – një grup i përbërë nga njerëz të cilëve u është refuzuar kërkesa e azilit, por nuk mund të dëbohen, sepse përballen me rrezik në vendin e tyre – nuk do të lejohen të udhëtojnë jashtë shtetit, përcjell albinfo.ch.
Njerëzit që do të udhëtonin në vendin e tyre automatikisht do të humbnin të drejtën e tyre për të jetuar në Zvicër, ndërsa përjashtime do të bëheshin vetëm në rastet kur udhëtimet afatshkurtra në shtëpi do të përdoreshin për t’u përgatitur për një kthim përfundimtar të ardhshëm, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).
Aktualisht mbajtësit e lejeve F mund të udhëtojnë në shtëpi me leje të veçantë, siç janë rastet e vështirësive personale, përfshirë vdekjen ose sëmundjen serioze në familje.
Ndërkaq, me ndryshimin e fundit, do të kufizohet dukshëm edhe mundësia për udhëtim në vendet e treta, gjegjësisht në vendet fqinje të vendeve të prejardhjes të personave me F. Kjo do të bëhet me qëllimin që të vihet kontroll më i madh i rrezikut që të huajt me status F të udhëtojnë ilegalisht në vendin e tyre të prejardhjes.
Edhe deri më tash personat nga kjo kategori duhej të kërkonin leje edhe për udhëtimet në të gjitha vendet tjera. Por, me ndryshimin më të ri atyre u ndalohet në mënyrüë eksplicite me ligj udhëtimi edhe në vendet tjera, krahas ndalimit të udhëtimit në vendin e prejardhjes, transmeton albinfo.ch. Përjashtime do të ketë vetëm në raste individuale.
Edhe refugjatët me status të njohur të azilit, ndonëse parimisht kanë të drejtë udhëtimi jashtë Zvicrës, u nënshtrohen disa kufizimeve në këtë drejtim. Deri tash ata kishin të drejtë udhëtimi kudo përveç në vendin e prejardhjes. Në dhjetor të vitit 2018 Parlamenti kishte vendosur që të kufizohen udhëtimet e tyre edhe në vendet fqinje të vendeve të tyre të prejardhjes si dhe në shtete tjera, kur kjo ka rëndësi për jetësimin më të mirë të ndalimit të udhëtimit në vendin e prejardhjes.
Në mënyrë më restriktive se për kategoritë tjera është rregulluar mundësia e udhëtimit të azilkërkuesve (me status N). Ata, gjatë kohës së zhvillimit të procedurës së azilit mund të udhëtojnë jashtë Zvicrës vetëm kur kjo është e domosdoshme për procedurën në fjalë. Edhe kjo është vendosur në mënyrë eksplicite në projektligjin e ri.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë