Shkurt.ch

Të huajt fitojnë më shumë se zviceranët

Statistikat tatimore në Bazel tregojnë se të huajt mes 32-52 vjet fiitojnë më shumë se zviceranët në të njëjtën moshë

Enti i Statistikave në qytetin e Basel-Stadt ka analizuar deklaratat nga tatimet prej 2011 nga mosha dhe etniteti. Rezultatet tregojnë se të huajt fitojnë më mirë se zviceranët. Statistikat tregojnë një ndryshim themelor në migrimin e fuqisë së punës. Derisa në vitet ’90 punëtorët kryesisht kanë migruar me kaufikim të dobët në Zvicër, sot ka profesionistë shumë të kualifikuar që përbëjnë pjesën më të madhe të emigrantëve.

Tregu i brendshëm i punës nuk mund të sigurojë mjaftueshëm punëtorë të kualifikuar, thotë eksperti i tregut të punës, George Sheldon nga Universiteti i Bazelit.