Kosova
Të hënën fillon procesi gjyqësor për vrasjen e Shqiponja Isufit
Bashkëshorti i saj ka pranuar krimin por edhe më tutje vlen prezumimi pafajësisë. Gjyqi do të zhvillohet me dyer të mbyllura në Schafisheim AG
Vrasja e ekonomistes së njohur, pedagoges universitare Shqiponja Isufi, që ka ndodhur në shtator të vitit 2022 pati tronditur rëndë komunitetin shqiptar të Zvicrës dhe më gjerë. Tani, afër dy vite më vonë, bashkëshorti i saj, i dyshuar për vrasje, do të përgjigjet para gjyqit, shkruan albinfo.ch.
Një të hënë në shtator 2022, të afërmit e një gruaje kishin alarmuar shërbimet e urgjencës, duke thënë se 41-vjeçarja është mbyllur në banjën e shtëpisë së saj në Bergdietikon AG dhe nuk u përgjigjet trokitjeve dhe britmave. Policia dhe ndihmësmjekët kanë thyer derën, por ata mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e gruas në fjalë
Autoritetet fillimisht dyshuan për vetëvrasje, por provat nuk përputheshin. Një autopsi konfirmoi se bëhej fjalë për vrasje, raporton tagesanzeiger.ch. Një ditë pas gjetjes së gruas, burri i saj u arrestua.
Menjëherë qe bërë e ditur se e ndjera ishte Shqiponja Isufi, ekonomiste e njohur me rrënjë shqiptare nga Kosova. Isufi, e natyralizuar prej vitesh, konsiderohej një “kosovare model” dhe për të ishte raportuar nga media të shumta. Kishte ardhur në vitin 1990, në moshën 9 vjeçare në Zvicër për të jetuar me prindërit e saj; Nëna dhe babai kishin ikur më herët. Njëzet vjet më vonë, ajo përfundoi doktoraturën në ekonomi me notën më të lartë.
Nëna e dy fëmijëve punonte gjithmonë me kohë të plotë. Së fundmi, ajo ishte pedagoge në Universitetin e St. Gallenit dhe punonte në një kompani të njohur auditimi dhe konsulence.
Ajo shihej gjithashtu si një model në komunitetin shqiptar, sepse burri i saj mori përsipër një pjesë të kujdesit për fëmijët gjatë bllokimit të koronës, transmeton albinfo.ch shkrimin e gazetës zvicerane. Por me sa duket kishte konflikte që ziejnë nën sipërfaqen e paprekur, të cilat kulmuan me një femicid atë shtator që shkaktoi valë tronditëse në atdheun e çiftit.
Burri ishte gjithashtu shqiptar, por vinte nga Maqedonia e Veriut. Ai u rrit në kantonin e Graubünden dhe gjithashtu është natyralizuar.
Prokurori kërkon 18 vjet burgim
Tani ai duhet të përgjigjet para Gjykatës së Qarkut të Badenit, nga e hëna që vjen. Ai ka pranuar krimin dhe është duke vuajtur paraburgimin, por prezumimi i pafajësisë vlen deri në vendimin përfundimtar. Gjyqi do të zhvillohet me dyer të mbyllura në Schafisheim AG, por mediat janë të lejuara.
Prokurori publik ka akuzuar bashkëshortin për vrasje të rëndë dhe kërkon dënim me 18 vite burg. Duhet të supozohet se i akuzuari ka vepruar shumë brutalisht dhe në mënyrë të paskrupullt dhe se vdekja kishte shkaktuar dhimbje të forta viktimës, njoftonte zyra e prokurorit publik të Aargaut nëntorin e kaluar. Nuk dihen detaje të mëtejshme, aktakuza i nënshtrohet një periudhe ndalimi deri në fillimin e gjykimit.
Kritikat shqiptare për “zakonet e prapambetura”
Konsiderohet se do të ketë interes të madh për këtë proces. Shumë shqiptarë më pas dolën në rrjetet sociale për të denoncuar dhunën në familje dhe seksizmin në komunitetin e tyre. Rastet e femicidit si ai ndaj Shqiponja Isufit nuk janë thjesht tragjedi, por rezultat i strukturave shoqërore dhe heshtjes kolektive.
Një e afërme e gruas së vrarë kishte shkruar në një letër të hapur se mbesa e saj ishte bërë “viktimë e zakoneve të prapambetura”. Ajo e cilësonte dhunën si një “dukuri në rritje mes shqiptarëve” dhe pyeste: “Kur nuk do të dëgjojmë më për akte të tilla?”
Në ceremoninë mortore në vendlindjen e Isufit në Kosovë në tetor të vitit 2022 kishte marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila kishte ngushëlluar personalisht babain e të vrarës, përcjell albinfo.ch. Ceremonia e varrimit i ngjante një funerali shtetëror, raportonte portali “Watson”.
Procesi pritet të zgjasë një javë të plotë. Vendimi pritet të premten pasdite.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve