Integrimi
Të gjithë për shkollën shqipe
Ky projekt pa ndihmën e çdo shqiptari mërgimtar, nuk do të jetë i suksesshëm
Kryesia e Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari ju drejtohet të gjithë bashkëkombësve, të jeni pjesë e pandashme e projektit, për Shkollën Shqipe, njëkohësisht të bashkuar ta gjejmë rrugën e mundshme për të qenë ky projekt i realizuar dhe i suksesshëm. Projekt, që ka për qëllim të hapë dritën, nëpërmjet gjuhës shqipe, ku për fat të keq sikur ka filluar me të madhe të zbehet gjuha amtare, pra, gjuha shqipe, te fëmijët tanë mërgimtarë, transmeton albinfo.ch.
KMPGJSH, përpos shumë takimesh dhe bisedave, për shqetësimin e përbashkët që e kemi si mërgatë, ka zhvilluar veprimtarinë e vet, në bazë të nevojës dhe kërkesave të mërgimtarëve shqiptarë, për zhvillimin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe.
Duke u mbështetur në nevojën e domosdoshme shpirtërore e kulturore, ne, KMPGJSH i drejtohemi çdo bashkatdhetari, shoqatave dhe bizneseve që ta ndihmojnë projektin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe nga fakti se, ky projekt pa ndihmën e çdo shqiptari mërgimtar, nuk do të jetë i suksesshëm! Andaj, inkuadrimi i juaj është shpresë e fëmijëve tanë, Shkollës Shqipe në Bavari, që të mos e harrojnë gjuhën, kulturën, atdheun e të parëve,pra, identitetin e tyre.
Bashkëkombës të nderuar, kërkojmë nga ju, përpos bashkëpunimit, këshillave, vërejtjeve edhe anën profesionale si udhërrëfyes, që rrugëtimi i hapjeve të klasave në Gjuhën Shqipe të mos zbehet, por të shtohet aty ku ka fëmijë shqiptarë! Sëbashku, të bëhemi promotor të këtij projekti, nga fakti se shkolla shqipe është e drejtë dhe detyrë e të gjithë shqiptarëve, që ta kultivojmë e ta investojmë. Të gjithë të bashkuar në këtë rrugëtim për ta finalizuar projektin në fjalë.
KMPGJSH me shpresë dhe arsye i drejtohet bashkëkombësit mërgimtar, biznesit, shoqatave, që së bashku të jemi në interesin të shkollës shqipe. Gjë që ky vullnet, që dhe është vullnet i gjithë mërgatës shqiptare, do të reflektoj pozitivisht tek çdo mërgimtar, kurse ngrohtësia e gjuhës shqipe do të hynë në shpirtin e çdo nxënësit mërgimtar-shqiptar, po që ne ja ofrojmë shpresën, shkollën shqipe.
Në emër të KMPGJSH-së uroj që kjo thirrje të shkojë tek çdo mërgimtar, që e prek në zemër gjuha e ëmbël, gjuha e bukur e perëndisë, gjuha e atdheut, gjuha më e vjetër, gjuha shqipe!
Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?